LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk mbeti i shtangur me një burrë që kishte zërin identik me të

Elon Musk mbeti i shtangur me një burrë që kishte zërin identik me të

Disa përdorues të X u tallën duke shkruar “jetojmë në një simulim”, pasi Elon Musk në një sesion të Space stë mbajtur nga një llogari parodie e Musk, bisedoi me një burrë i cili kishte një ngjashmëri të “frikshme” me zërin e tij.

Miliarderi sesionit të Spaces në X – që më parë njihej si Twitter – iu bashkua gjatë së premtes mbrëma. Ai bisedoi me burrin në fjalë për rreth 8 minuta, dhe pas kësaj në profilin e tij ai shkroi “ajo bisedë ishte diçka e një niveli të lartë”.


Më vonë Musk shkroi përsëri “si mund ta dimë se ai është një person i vërtetë?”, raporton Business Insider, përcjell Telegrafi.

Doppelgangeri i tij vokal, Adrian Dittmann, tha se ai nuk po përdorte ndonjë mjet të inteligjencës artificiale dhe shtoi se zëri i tij tingëllonte me të vërtetë kështu.

E gjitha kjo duket se ndodhi për ta zbavitur pronarin e X, i cili qeshi me të madhe kur Dittmann filloi të fliste.

“Nuk e di nëse jam duke e përjetuar ndonjë ëndërr të çuditshme apo se kjo është një meme e madhe në jetën reale” shkroi një përdorues i rrjetit social, me Musk i cili iu përgjigj “njëjtë mendoj edhe unë”.

Dittmann gjithashtu shprehu mendimin e tij pas përfundimit të sesionit në Spaces, ku shkroi: “Të bisedosh me Musk është diçka e çuditshme. Është si të flasësh me një version alternativ të vetes tënde i cili e kupton humorin tuaj më mirë se çdokush tjetër”. /Telegrafi/