E marta, 17 janar 2023 është dita kur analistët parashikojnë se Elon Musk do të bëhet ndikuesi numër një në Twitter.

Reklama

Me 120 milionë ndjekës, llogaria e tij, @ElonMusk, është tashmë e dyta më e ndjekura, pas @BarackObama, e ish-presidentit amerikan, e cila ka 130 milionë.

Dhe pas një rritjeje të jashtëzakonshme që kur bleu Twitterin, Musk në mënyrë të pashmangshme do të kalojë, thonë statisticienët në Social Blade. Ky do të jetë një moment i paprecedentë, transmeton Telegrafi.

Industria e mediave sociale nuk ka parë kurrë më parë një platformë me një shef ekzekutiv, i cili është gjithashtu personaliteti i saj më i madh.

Reklama

Pra, nëse Musk do të bëhet njëkohësisht shefi ekzekutiv i Twitterit dhe “kryeinfluencuesi” i tij, cilat janë implikimet – për miliarderin dhe për faqen e internetit?

Reklama

BBC News ka kërkuar nga ekspertët mendimet e tyre për tre statistika kryesore.

Musk po shton 270 mijë ndjekës në ditë

Përkundër polemikave të fundit, popullariteti i 51-vjeçarit në Twitter është i pamohueshëm dhe në rritje.

Gjatë 12 muajve të fundit, ai ka fituar mesatarisht 268,303 ndjekës në ditë, sipas Social Blade, dhe ka humbur ndjekës vetëm në pesë ditë, të cilat mund të lidhen me ngjarjet e lajmeve të fundit.

Ai humbi gati 200 mijë më 12 nëntor, kur largoi shumë punëtor në Twitter – dhe pasi ai ka të ngjarë të ketë fituar ndjekës të rinj edhe atë ditë, numri aktual që e fshinë atë duhet të ketë qenë shumë më i lartë.

Reklama

“Elon Musk tani është personazhi kryesor në Twitter”, thotë analisti i mediave sociale, Matt Navarra.

Reklama

“Në disa mënyra, të kesh një CEO që është një ndikues i madh në platformë ka disa avantazhe sepse e bën atë shumë të qasshëm për njerëzit”, shtoi ai.

Shumë pak shefa ekzekutivë të mediave sociale janë ndikues kryesorë në faqet e tyre të internetit.

Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg është gjithashtu një personazh i famshëm – por jo shumë aktiv në Facebook, thotë Navarra.

Lidhja e pazgjidhshme e Twitter me Musk – një personazh përçarës – mund të jetë një problem për rrjetin social.

Reklama

“Ai është shumë antagonist ndërsa disa madje thonë se është mjaft toksik”, thotë Navarra gjersa shtoi, “për markat e korporatave, ai mund të shihet si potencialisht shumë i rrezikshëm.”

Konsulentja e teknologjisë në zhvillim, Kate Baucherel thotë se “Të mbështjellësh personalitetin e CEO-së në personalitetin e platformës komprometon çdo neutralitet apo diversitet. Një mashkull i bardhë, banor në SHBA, nuk përfaqëson botën”.

Reklama

Musk po poston 84 për qind më shumë në Twitter që kur e bleu median sociale

Musk ka postuar 84 për qind më shpesh që nga blerja e platformës, sipas Social Blade.

Të martën, më 22 nëntor, ai lëshoi bëri 75 postime të veçanta në Twitter, qoftë si mesazhe, përgjigje ose ri-tweet. Ky është një rekord për të.

Reklama

“Është e mrekullueshme të kesh një CEO që përdor produktin”, thotë një ish-menaxher i lartë produkti në Twitter, i cili dëshiron të mbetet anonim.

Dhe kjo nuk duhet të pengojë drejtimin e Muskut për kompaninë.

Por ai thotë se “Unë mendoj se njerëzit që cicërojnë shumë janë të varur – dhe ndoshta narcisist. Asnjë person i vetëm nuk ka mjaft gjëra interesante për t’i thënë gjithë botës për të cicëruar më shumë se pesë herë në ditë”.

Reklama

Mesatarisht, Musk tani poston një herë në 15 minuta në Twitter gjatë orëve normale të zgjimit.

Ekspertët ranë dakord se të kesh një CEO të zhytur në platformën e tij ose të saj mund të jetë një gjë e mirë, por të gjithë ranë dakord që lloji i përmbajtjes që Musk poston mund të jetë problematik.

Reklama

Tweetet e fundit kanë përfshirë imazhe seksuale dhe sharje. Dhe, duke iu përgjigjur kritikëve që thoshin se ai po vriste Twitterin, ai postoi një përshtatje të një meme të një burri që buzëqeshte dhe shante në një varr gjatë një funerali.

Navarra thotë se Musk është një nxitës i madh në Twitter dhe postimet e fundit kanë sjellë një numër të konsiderueshëm përdoruesish të rinj ose kanë riaktivizuar të vjetër.

Reklama

“Ne duhet të kthehemi vetëm te një personazh tjetër që ndan një sasi alarmante ngjashmërish… me Elon Musk, që është Donald Trump”, thotë ai.

“Trump ishte gjithashtu një nxitës i madh i aktivitetit dhe angazhimit nga postimet në Twitter dhe jam i sigurt se ky ishte një përfitim për Twitter. Por unë do të thoja gjithashtu se ai është ndoshta një personalitet negativ për sa i përket problemeve që solli me përmbajtjen në disa raste edhe toksike. Elon Musk ka një efekt të ngjashëm në platformë”, shtoi ai.

Reklama

Twitter pezulloi përgjithmonë presidentin Trump pas sulmit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA, në Uashington, në janar 2021, duke përmendur “rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

Musk riktheu llogarinë e ish-presidentit amerikan më 19 nëntor, pas një sondazhi të përdoruesve të Twitter, megjithëse Trump nuk ka postuar më pas.

Reklama



Musk ndjek vetëm 129 persona

Ndërsa fitoi 8.6 milionë ndjekës që kur bleu Twitterin, vetë Musk ka ndjekur vetëm gjashtë persona të rinj gjatë kësaj kohe – duke e dërguar totalin që ndjek në 129.

Themeluesi i Twitter, Jack Dorsey ndoqi rreth 3500 njerëz kur ishte shef ekzekutiv. Ish-presidenti Barack Obama ndjek 570 mijë.

Reklama

“Ai nuk e ka idenë se çfarë është përvoja e përdoruesve normal”, thotë ish-menaxheri i Twitterit.

“Për shembull, ai nuk sheh kurrë reklama – sepse ne e kufizojmë reklamën e shërbyer për rreth 1000 përdoruesit kryesor. Kështu që ai nuk do ta kishte kuptuar atë pjesë të produktit përpara se ta blinte atë”, tha ai.

Musk thuhet se i tha ekipit të marketingut të Twitter se reklamat duhet të “duken si tweet”, kur reklamat e kompanisë tashmë ishin cicërima.

Reklama

Ish-menaxheri i Twitter thotë gjithashtu se përvoja e zhdrejtë e Muskut në faqe si një ndikues kryesor mund ta pengojë atë të kuptojë se si ta përmirësojë atë dhe ta rrisë atë.

Reklama

Twitter është më i vogël se rrjetet e tjera sociale dhe “koha mesatare e shpenzuar ishte një kufizim serioz për rritjen tonë dhe biznesin e reklamave”.

“Njerëzit që janë përdorues të përkushtuar shpenzojnë shumë kohë në faqe – por ata duhet të gjejnë një mënyrë për të rritur kohën që shpenzojnë masat”, thotë ish-punëtori i Twitterit.

Sa herë që Musk hyn në llogarinë e tij, ai shpërndanë njoftime që e bëjnë të ndihet mirë dhe dëshiron të qëndrojë gjatë në faqe.

Por për shumicën e përdoruesve, ky nuk është rasti.

Reklama

Rritja e numrit të përdoruesve të Twitter në një miliard është një nga qëllimet kryesore të Muskut.

Tani, janë rreth 300 milionë – që, me ritmin aktual, është numri i ndjekësve që vetë Musk do të ketë pas dy vitesh, sipas parashikimeve të Social Blade. /Telegrafi/