LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk i kërkoi Tim Cook ta bënte CEO të Apple, pretendon libri i ri

Elon Musk i kërkoi Tim Cook ta bënte CEO të Apple, pretendon libri i ri

Sikur Elon Musk të mos drejtonte mjaft kompani, ai dikur mund të ishte në postin e CEO së biznesit më të vlefshëm të Amerikës, Apple.

Pesë vjet më parë, në mes të vonesave të prodhimit dhe çështjeve të tjera që shqetësuan nisjen e planifikuar të Tesla Model 3, Musk thuhet se kishte biseduar përmes telefonit me Tim Cookun gjatë së cilës CEO i Apple i propozoi blerjen e Teslas.


Musk tha se do ta bënte, por me një kusht, “Unë dua të jem CEO”, por se një gjë e tillë nuk ndodhi, raporton cnn.

Kështu shkruan në memoaret e reporterit të Wall Street Journal, Tim Higgins, i cili mbulon Apple (AAPL), Tesla (TSLA) dhe teknologji të tjera kompanive. Libri “Power Play: Tesla, Elon Musk and the Bet of the Century”, i botuar të premten, shton se Cook thuhet se iu përgjigj Muskit me nervozitet dhe e i mbylli telefonin.

Nga ana e tyre, Musk dhe Cook kanë mohuar të kenë folur ndonjëherë me njëri -tjetrin.

Në Dhjetor, Musk zbuloi në Twitter se e kishte shqyrtuar mundësinë që t’ia shes Teslan, Applet, por tha se kurrë nuk kishte folur me Cook.

Musk dhe Cook u fotografuan ulur pranë njëri -tjetrit gjatë një takimi me ish-presidentin amerikan, Donald Trump në dhjetor të vitit 2016. Është e paqartë nëse të dy folën. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Kalo në kategori