Ell/Nikki: Duam ta bashkojmë Evropën

“Gjëja e vetme që duam t’iu themi është se ju duam, ju faleminderit. Ne duam ta bashkojmë Evropën me këngën tonë”, theksoi Eldar Gasimov në shenjë falënderimi për fansat dhe në të njëjtën kohë duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se nëse kënga e tyre do të ketë ndikim në zgjidhjen e problemeve të mëdha në ‘kontinentin e vjetër’.
Me tekst dhe kompozim të Stefan Oern, Sandra Bjurman dhe Iain Farquharson, kënga që përfaqësoi Azerbajxhanin arriti të grumbullojë plot 221 pikë, duke fituar dhe kështu në fund Eurovision Song Contest 2011. Azerbaixhanit i takon e drejta e organizimit të festivalit vitin e ardhshëm. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/05/2011
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































