Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa jo të pakta janë rastet kur iu jep mundësinë ndjekësve që t’i parashtrojnë pyetje rreth saj, të cilave më pas ajo iu përgjigjet.


Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi në InstaStory, duke shuar kureshtjen e shumë fansave në lidhje me detaje të ndryshme nga jeta private dhe ajo profesionale.

elita.rudi 217406901 970054643833113 5888207721751623791 n

Ndër të tjerash, ajo është pyetur nga një ndjekës/e në lidhje me ndërhyrjet estetike, duke insistuar që të tregojë se çfarë ka bërë në fytyrën e saj.

Dhe përgjigja e moderatores ishte e prerë, duke konfirmuar që nuk ka asnjë ndërhyrja dhe se është bërë “e tepërt” sipas saj me pyetje të këtij lloji.

“Bajat e keni bërë me këto ndërhyrje Nuk kam ndërhyrje kurrgjë, as hundën as buzës as kurrgjë. Nuk di qysh duhet ta vërtetoj që a e kam hundën operim a jo, edhe ata që e bëjnë, e bëjnë prej hallit, kështu që ndaluni me këtë”, thotë Elita përgjatë videos drejtuar ndjekësit/es që ka parashtruar pyetjen.

Elita gjithashtu nëpërmjet përgjigjeve të saj bëri të ditur se konsumimin e duhanit e ka ndalur në momentin që ka marrë vesh se është shtatzënë dhe se në planet e afërta të saj dhe të Gjikos nuk është një fëmijë i tretë. /Telegrafi/

elita.rudi 210131838 956786771775058 7295185535908311382 n Foto: Elita Rudi/Instagram