Elita Rudi dhe Gjiko nuk e fshehin më lidhjen, shfaqen së bashku duke bërë 'shopping' (Foto)

Tashmë lidhja e tyre nuk është e fshehur, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko dalin hapur edhe në vendet publike.
Së fundmi, ata janë fotografuar së bashku duke bërë shopping në një nga dyqanet më të mëdha të lodrave në Prishtinë, gjersa kishin marrë një karrocë dhe blinin gjërat së bashku.
Ata nuk kanë zyrtarizuar ende asgjë, gjersa muaj më parë u përfol se ata të dy ishin edhe në Stamboll së bashku.
Gjiko ishte i pranishëm javë më parë në një intervistë për "Prive", teksa në pyetjen për statusin e tij, ai preferoi të mos e bisedojë fare këtë temë.
Por fototgrafitë që qarkulluan sot në Internet, e vërtetojnë tashmë lidhjen e çiftit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/12/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































































