Gjatë mbrëmjes të së premtes, një objekt banesor në lagjen Mati 1 në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi edhe zëdhënësja e rajonit policor në Prishtinë, Flora Ahmeti.


Fatmirësisht, nuk pati asnjë të lënduar por vetëm disa dëme materiale.

Dëshmitarë të kësaj fatkeqësie ishin shumë njerëz pranë objektit, e njëri ndër ta edhe reperi i njohur, Elinel.

Ky i fundit publikoi në InstaStory një video nga vendi i ngjarjes, ku tregonte banesën e kapluar nga flakët.

el

"Ishalla dëmet janë vetëm materiale", ka shkruar reperi në mbishkrimin e videos.

Dhe fatmirësisht këto lutje rezultuan ashtu siç Elinel ishte shprehur, ngase nga ngjarja në fjalë nuk pati asnjë të lënduar. /Telegrafi/