Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka vendosur ta kurorëzojë ndryshe suksesin e saj në festivalin "Kënga Magjike".

Ajo rrëmbeu çmimin e "Kritikës" dhe vendin e dytë në festivalin e madh të muzikës argëtuese shqiptare.


elhaida 1

Elhaida reagoi pas festivalit duke thënë se ndërmorri një rrezik të madh, kurse suksesin vendosi ta kurorëzojë ndryshe.

Ajo ka publikuar projektin "Amazing", që është versioni shqip i këngës me të cilën mori pjesë në Kënga Magjike.

elhaida 2

Muzika dhe Teksti janë punuar nga vet Elhaida, kurse në ndihmë i ka dalë Darko Dimitrov.

Videoklipi u realizua nga Foxes Film Studio në regji të Edlira Bahollit.

Elhaida konsiderohet një nga këngëtaret më të mira shqiptare. Ajo më parë përfaqësoi vendin në Eurovision. /Telegrafi/