Elezi: Programi i reformave ekonomike, prioritet ulja e papunësisë dhe zvogëlimi i ekonomisë joformale
Reformat në drejtimin e uljes së papunësisë tek të rinjtë, përmirësimin e lidhjes zinxhirore të kompanive vendose me vlerat ndërkombëtare në ekonominë gri, ishin pjesë e diskutimeve në panelin e Konferencës së nivelit të lartë që është fillim i përgatitjes së Programit për reforma ekonomike 2020-2022, ku është pjesë nga dialogu i vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqisë në BE. Si pjesë e panelit të diskutimit në këtë konferencë krahas ministrit të financave Dragan Tevdovski, zëvendësministres Shiret Elezi, ishin edhe guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska Bezhoska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, ai i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi si dhe zëvendësministri i punës dhe politikës sociale Gjonul Bajraktar.
“Përmes diskutimit dhe dialogut me KE-në janë vërtetuar edhe sferat ku duhet të vendosim fokusin e programit të ardhshëm e para se gjithave janë papunësia tek të rinjtë, lidhja e kompanive vendose në zinxhirin global të vlerave dhe uljen e ekonomisë joformale dhe tashmë kemi realizuar aktivitete të parapara me Planin aksional 2018-2020, përmes garancisë së të rinjve në veprim për uljen e papunësisë tek ato”, kështu ka vlerësuar zëvendësministrja Elezi.
Në këtë konferencë fjalë rasti ka pasur edhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska Bezhoska e cila theks ka vënë në përfundimet dhe vlerësimet nga Programi për reforma ekonomike të cilat në mënyrë direkte dhe indirekte janë pjesë e ingerencave të Bankës Popullore.
Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, Damjan Mançevski ka diskutuar mbi vendosjen e regjistrit të të dhënave parafiskale në nivel qendrorë dhe lokal, ai ka thënë se ky regjistër është integruar në katalogun e shërbimeve në të cilat për momentin punon dikasteri që ai drejton.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ka folur mbi reformat të cilat duhet të ndërmerren në kuadrin mësimorë. Ai ka thënë se investimet në edukimin e tyre janë bazë për një arsim sa më cilësorë. Nga ana tjetër e nevojshme është dhe përmirësimi i programit arsimorë si dhe reforma në programin e Fakultetit pedagogjik, pasi që sipas tij duhet të ndryshohet sistemi në përmirësimin e karrierës së mësimdhënësve me qëllim valorizimi i punës së tyre.
Ndërkohë që zv.ministri i Punës dhe Politikës Sociale Gjonul Bajraktar në lidhje me garancinë e të rinjve ka thënë se periudha e ardhshme është garanci për implementimin në gjithë territorin e vendit por me theks në rajonin Veriperëndimorë, të Pollogut dhe Jugperëndimorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës