LAJMI I FUNDIT:

Elegante, të freskëta dhe moderne: Pantallonat verore që s’i heq dot më!

Elegante, të freskëta dhe moderne: Pantallonat verore që s’i heq dot më!
shutterstock

Lejoni t’ju prezantojmë me një nga thesaret më të vyer të gardërobës, që bashkon komoditetin, elegancën dhe praktikën: pantallonat prej liri

Me strukturën e tyre të lehtë dhe natyrën e freskët, pantallonat e lirit janë zgjedhja ideale për ditët e ngrohta dhe për çdo rast. Ato theksojnë stilin me një elegancë të përmbajtur, duke ofruar njëkohësisht liri lëvizjeje dhe rehati maksimale.

Ky është një kombinim i përsosur i estetikës dhe funksionalitetit dhe një pjesë bazë që nuk duhet të mungojë në gardërobën e asnjë gruaje moderne e plot finesë.


Dhe meqë vera po afrohet më shumë se kurrë, është koha e duhur për t’i veshur që tani. Ja disa mënyra si:

Vija kudo

View this post on Instagram

A post shared by Mathilde Augusta (@mathildeaugustadam)

Trendi i vijave harmonizohet shkëlqyeshëm me teksturën e lirit, të dyja përçojnë një ndjesi të pastër verore. Zgjidhni vija vertikale dhe mos kini frikë të eksperimentoni me ngjyrat dhe stilet.

Prerje të gjera dhe të lirshme

Nuk ka kombinim më joshës se një palë pantallona linoje me prerje të lirë, të kombinuara me një këmishë të madhe dhe sandale të sheshta.

Klasike, por në një mënyrë të re

View this post on Instagram

A post shared by Pauline__dt (@pauline__dt)

Nëse doni të shmangni një dukje tepër verore, thjesht kombinoni pantallonat e lirit me një xhaketë apo jelek. Kështu do t’i bëni më urbane dhe të përshtatshme për çdo ambient.

Kombinimi me xhinse

Po, linoja dhe xhinset shkojnë për mrekulli së bashku. Jo vetëm që harmonizohen, por krijojnë kombinime nga më interesantet. Këtu mund të shtoni edhe më shumë ngjyra dhe t’i përshtatni me silueta më femërore.

Zëvendësim për xhinset klasike

View this post on Instagram

A post shared by Sofia Boman (@sofiaboman)

Çfarë do të thotë kjo? Jo vetëm që mund të zëvendësoni xhinset klasike me pantallona linoje shumë më të bukura, por mund të gjeni edhe modele që duken si xhinse. Në këtë rast, ngjyra do të luajë rol kyç për të arritur pamjen e dëshiruar. /Telegrafi/