LAJMI I FUNDIT:

Elefanti për pak sa nuk i mbyt turistët të cilët po e fotografonin (Foto/Video)

Elefanti për pak sa nuk i mbyt turistët të cilët po e fotografonin (Foto/Video)

Një elefant i dhunshëm për pak sa nuk i mbyti disa vizitorë, kur me hundën gjigante kapi një degë të madhe të cilën e hodhi në drejtim të veturës në të cilën turistët ishin të ulur.

Pamjet e filmuara dhe të publikuar në internet, shfaqin momentin kur turistët derisa po e fotografonin elefantin në Sungulwane në Afrikën e Jugut, për pak sa nuk e pësuan keq kur iu vërsul masës me një degë të rëndë që ka mundur t’i lëndojë rëndë, transmeton Telegrafi.


Në video mund të dëgjohet se si udhërrëfyesi duartroket dhe fishkëllen, duke shpresuar se me këto veprime do të frikësojë elefantin, por pa ndonjë efekt pozitiv.

Ai derisa po bredhte para syve të tyre, në një moment bëhet e dhunshëm dhe i gjuan turistët me një degë të madhe. /Telegrafi/