Një 37-vjeçar u vra mbrëmjen e ditës së djeshme në qendër të qytetit të Elbasanit.
Erion Mihallari u bë shënjestër e autorëve që e sulmuan sapo ai zbriti nga makina për të hyrë në një lokal mes pallateve, në lagjen pranë stacionit të trenit.
Viktima është goditur disa herë me thikë, ndërsa policia ka gjetur dhe dy gëzhoja në vend, por nuk ka konfirmuar nëse autorët e qëlluan me armë zjarri.
Mësohet se Mihallari ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, në një nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, 36¬vjeçari ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij tip “Ford”.
Shumë pranë stacionit të trenit, ai ka ndaluar dhe ka dalë nga mjeti, ku mendohet se ka pasur si drejtim një lokal që ndodhet poshtë pallateve të kësaj rruge. Sakaq, dyshohet se të paktën dy persona, të cilët mendohet se i kishin zënë pritë, i kanë dalë përpara qetësisht 36¬ vjeçarit, shkruan Panorama.
Njëri prej tyre ka nisur ta godasë me thikë kryesisht në pjesë të barkut, por më pas dyshohet se goditjet kanë kaluar në pjesë të ndryshme të trupit. Autorët, kur e kanë parë që 36¬vjeçari ka rënë në tokë, janë kthyer për të ikur. Gjatë momentit të largimit, njëri prej tyre ka qëlluar dy herë me armë në ajër, që dyshohet se ka qenë armë e tipit pistoletë, dy gëzhojat e së cilës janë sekuestruar nga policia në vendin e ngjarjes.
Policia sakaq, pas marrjes së informacionit se shumë pranë stacionit të trenit ka ndodhur një vrasje, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka bërë të mundur shoqërimin e më shumë se 20 personave, të cilët kanë parë ngjarjen, ndërsa ende nuk ka identifikuar autorët.
Mësohet se 36¬ vjeçari frekuentonte shpesh zonën në fjalë dhe se ai është ruajtur më së miri nga autorët, të cilët kanë mirorganizuar me çdo detaj krimin.
Dyshohet se autorët e krimit kishin shumë kohë që e ruanin viktimën dhe i dinin mirë itineraret e tij, pasi ata e kanë pritur deri në momentin që ai ka dalë nga mjeti, madje duke përfituar edhe nga errësira. Policia ende nuk bën me dije shumë të dhëna rreth viktimës, ndërsa burime jozyrtare thonë se Mihallari ka qenë më parë emigrant në Itali. Në Elbasan ai nuk ka asnjë lloj precedenti, duke e mbuluar me mister ngjarjen që i mori jetën.
Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin e Elbasanit, në akset kryesore që e lidhin atë me kryeqytetin, si edhe me Korçën e Gramshin, me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.
Ndërsa në ndihmë të Policisë së Elbasanit për kapjen e autorëve kanë mbërritur në Elbasan vetëm një orë pas vrasjes edhe 2 grupe të FNSH–së, të cilët po krehin të gjithë qytetin e Elbasanit, për të bërë të mundur zbulimin dhe kapjen autorëve./Albeu.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3