EL: Romës nuk ia don në Evropë, e nisë me barazim ndaj Plzenit (Video)

Roma nuk e ka nisur mirë aventurën në Ligën e Evropës. Giallorosët nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 ndaj Plzenit në Çeki.
Roma e nisi shumë mirë takimin me një penalti të cilën e realizoi Perotti pas 2 minutash lojë.
Vetëm 10 minuta më vonë (11’), ishte Bakos ai që shënoi për 1-1 dhe rezultatin përfundimtar.
Me këtë barazim Roma ka vetëm një pikë në grupin e saj në Europa League ku gjendet edhe Austria Vienna e cila është lidere me tri pikë dhe Astra Ploesti. /Telegrafi/
https://twitter.com/maurocossu90/status/776467304406216704

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































