John Oliver, prezantues i emisionit britanik, ka bërë komente jashtëzakonisht spekuluese për Princeshën e Uellsit, Kate Middleton, duke bërë shaka teksa thotë “ka mundësi të ketë vdekur 18 muaj më parë”. Këto komente i bëri gjatë një paraqitjeje në emisionin e mbrëmjes, “Watch What Happens Live” të martën në mbrëmje, mes raportimeve të vazhdueshme në media për mungesën e saj në publik.
Princesha thuhet se u shfaq të hënën në krah të Princit William, por Oliver vazhdoi me shakanë e tij duke bërë referencë tek filmi i vitit 1989 “Weekend at Bernie’s”. Ai shtoi se “ka një mundësi jo zero që kjo të ketë ndodhur” dhe se situata mund të jetë si në filmin e përmendur, duke sugjeruar se ata po e mbajnë Princeshën sikur të ishte gjallë për publikun.
Kate nuk pritej të shfaqej në publik deri pas Pashkëve, pasi kishte bërë një operacion abdominal dhe qëndroi dy javë në një spital privat në Londër në janar. Por ajo u fotografua të hënën duke dalë nga Kështjella e Windsorit së bashku me Princin William, shkruan DailyMail.
Paraqitja e saj e papritur erdhi pasi teoritë e konspiracionit të egër qarkulluan në internet përreth Princeshës dhe shëndetit të saj po qarkullonin online. Kate u pa gjithashtu më 4 mars në sediljen e pasagjerit të një veture të tipit ‘Audi 4×4’, të cilën po e drejtonte nëna e saj, Carole Middleton, afër Kështjellës së Windsorit.
Spekulimet u nxitën nga fotografia që u publikua në faqen zyrtare të çiftit në X (ish-Twitter) në Ditën e Gruas, ku Kate uroi 8 marsin me një imazh ku shhej me fëmijët, por që në fakt ishte një fotografi e bërë me ‘photoshop’ që dyshohet se nuk është publikuar nga vet ajo.
Middleton thuhet se kërkoi ndjesë për faktin që e kishte redaktuar portretin familjar të saj me Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Ekspertët i thanë DailyMail se fotografia ishte ndryshuar duke përdorur ‘photoshop’ dhe vegla të ngjashme të inteligjencës artificiale.
Më vonë, agjencitë kryesore fotografike ‘e mbytën me kritika’ imazhin pasi vunë re shenja të ndryshimit dixhital, përfshirë një pjesë të munguar të mëngës së Princeshës Charlotte dhe skajin e pasinqertë të dorës dhe fundit të saj, si dhe pozicionimin e zinxhirit të Kate. Princesha e Uellsit kërkoi ndjesë në rrjetet sociale.
Ajo tha: “Si shumë fotografe amatore, herë pas here eksperimentoj me redaktimin. Dua të shpreh ndjesën time për çdo ngatërrim që fotografia familjare që publikuam dje mund të ketë shkaktuar. Shpresoj se të gjithë që festuan, kishin një Ditë të Lumtur të Nënës”.
Ekspertët e PR-së kanë përshkruar fiaskon e fotos së Ditës së Nënës si një “autogol i madh” dhe i kanë nxitur zyrtarët mbretërorë të publikojnë fotografinë e pa redaktuar në një përpjekje për të rikthyer besimin e publikut. Pallati Kensington fillimisht u përball me thirrje për të treguar të vërtetën prapa fotos pasi agjencitë kryesore të fotografisë – përfshirë Associated Press – zbuluan se imazhi kishte pësuar ndërhyrje dixhitale.
Disa burime të vendosura brenda rretheve mbretërore thanë për DailyMail se Kate dhe ekipi i saj kanë gjetur pasojat publike të fotografisë ‘të edituar’ thellësisht “shqetësuese”.
Ata thanë: “Të gjithë, përfshirë Princeshën, janë pak të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Një gabim u bë, por ajo ka ngjitur dorën dhe ka kërkuar ndjesë. Ka qenë shumë shqetësuese për të gjithë. William dhe Kate zakonisht publikojnë një dedikim personal në Ditën e Nënës, por gjithashtu shpresohej që një imazh i ri i Princeshës – zyrtarisht i pari që nga Dita e Krishtlindjeve – do të qetësonte thashethemet e ashpra në rrjetet sociale për gjendjen e saj, të cilat tashmë janë bërë subjekt spekulimi kryesor, madje edhe në BBC”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Java Kulturore Kombëtare mbahet nga data 21 deri më 30 nëntor në qytete të ndryshme të Shqipërisë, do të shihni një sërë aktivitetesh kreative
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje