LAJMI I FUNDIT:

Ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për të nisur procesin gjyqësor ndaj Shakiras lidhur me evazionin fiskal

Ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për të nisur procesin gjyqësor ndaj Shakiras lidhur me evazionin fiskal
(Foto: Instagram/shakira)

Ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira, mund të gjykohet në Spanjë për evazion fiskal në vlerë prej 14.5 milionë eurosh, ka vendosur një gjykatë në Barcelonë.

Ka “prova të mjaftueshme” për të mbajtur një proces gjyqësor për evazionin fiskal të pretenduar të këngëtares, për vitet 2012, 2013 dhe 2014 – citon CNN vendimin e gjykatësit hetues.

Gjykatësi Marco Jesus Juberias ka thënë në raportin e tij se Shakira ka jetuar në Spanjë për më shumë se 200 ditë brenda secilit nga vitet e përmendura, për të cilat i është kërkuar të paguante taksa në vend.


(Foto: Instagram/shakira)

Ai ka shtuar se në hetimet e deritanishme, agjencia spanjolle e taksave dhe avokatët e Shakiras kanë debatuar për kuptimin e “vendbanimit kryesor”.

Mediat spanjolle raportojnë se ekipi i kolumbianes ka theksuar se vendbanimi i saj kryesor ishte në Bahamas. Por, ajo ka edhe një shtëpi në Barcelonë, me partnerin e saj, futbollistin Gerard Pique, me të cilin ka dy fëmijë.

Shakira rrezikon të dënohet me burg nga Gjykata e Spanjës nëse vërtetohet evazioni fiskal
Lexo po ashtu Shakira rrezikon të dënohet me burg nga Gjykata e Spanjës nëse vërtetohet evazioni fiskal

Gjyqtari ka theksuar tutje se Shakira dhe këshilltari i saj financiar, kanë përdorën një numër kompanish në oazat tatimore ‘off-shore’ për t’u përpjekur të fshehin burimet e të ardhurave të tyre gjatë atyre viteve.

(Foto: Instagram/shakira)

“Ky është një hap i pritshëm në këtë proces. Ekipi ligjor ruan besimin dhe bashkëpunimin me gjyqësorin dhe nuk do të ofrojë komente të mëtejshme për këtë çështje”, kanë thënë për CNN përfaqësuesit e këngëtares lidhur me vendimin.

Aktgjykimi u mor më 20 korrik dhe gjyqtari u dha palëve në çështje 10 ditë pune për të paraqitur argumente shtesë, duke përfshirë një seancë për shtyrjen e çështjes.

Ligji tatimor spanjoll thotë se kushdo që qëndron për të paktën gjashtë muaj e një ditë brenda një viti të caktuar (gjegjësisht 183 ditë) i detyrohet të paguajë tatim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Kalo në kategori