Komuna e Ferizajt nga buxheti vetjak ka planifikuar t’i shpenzoi rreth 2.5 milion euro për ta rregulluar infrastrukturën brenda dhe jashtë parkut “Liria” me qëllim që qytetarët të kenë hapësirë të mjaftueshme për rekreacion.

Ky projekt tashmë ka nisur të implementohet teksa është asfaltuar rruga që çon te parku, pastaj hapësira e parkingut. Ndërkohë projekti do të vazhdon me rregullimin e shtegut të ecjes, fushave sportive, shtegun e vrapimit e të tjera.


Kryetari Agim Aliu, ka thënë se e gjithë ky projekt po bëhet për t’ia lehtësuar qytetarëve mundësinë për pushime e rekreacion.

“Me qëllim të lehtësimit të qasjes në park, këto ditë asfaltuam parkingun për vetura tek Parku i Lirisë, për të vazhduar më tej me projektet tjera brenda parkut”, ka thënë Aliu.

Telegrafi ka kontaktuar me drejtori për Urbanizëm Arbër Bytyqi, i cili ka thënë se ky projekt po realizohej pasi që parku “Liria”vazhdimisht është i frekuentuar nga qytetarët.

“Vlera totale e projekti është 2.5 milion euro ku parashihej asfaltimi i rrugës, parkingut, shtegut të ecjes, shtegut të vrapimit, këndi i lodrave për fëmijët, fushat e ndryshme sportive, pushimoret, ndriçimi, mbjellja e drunjtëve dekorativ e shumë projekte të tjera brenda parkut”, ka thënë Bytyqi./ Telegrafi/

470577671 1114604313362306 6689107501056382163 n

470595364 1114604336695637 1164515316385023609 n

470631578 1114604093362328 1935349489451881521 n

470179896 1114604120028992 2433503345341973632 n 1

470179896 1114604120028992 2433503345341973632 n