Ekuadori dhe SHBA-ja nisin operacion të përbashkët kundër karteleve të drogës

Në një hap të koordinuar për të luftuar trafikimin e drogës, Ekuadori dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion të përbashkët ushtarak kundër organizatave narkoterroriste të njohura si Los Lobos dhe Los Choneros.
Çdo ditë, rrugët e kontrolluara nga këto grupe trafikuese dërgojnë fentanil në SHBA, duke shkaktuar vdekje të shumta.
Komanda Jugore e SHBA-së e ka përshkruar ndërhyrjen si “masa vendimtare” për të goditur këto rrjete kriminale, raporton bbc.
Forcat amerikane po ofrojnë mbështetje inteligjence dhe logjistike, ndërsa forcat ekuadoriane po kryejnë operacionet drejtpërdrejt në terren, duke synuar shkatërrimin e bazave të aktivitetit kriminal.
Ky operacion shënon një nga përpjekjet më të mëdha të përbashkëta midis dy vendeve për të frenuar trafikun e drogës dhe pasojat e tij shkatërruese.
Ndryshe, SHBA-ja ka akuzuar vendet amerikano-latine se janë shkaktarë që shumë qytetarë amerikanë po vdesin si pasojë e drogës. /Telegrafi/



















































