Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot është realizuar me sukses ekstradimi nga Hungaria në Kosovë i të dënuarit S.T., 49 vjeç, nga fshati Gjonaj, Komuna e Prizrenit, me qëndrim të përkohshëm në Hungari.

Ekstradimi është kryer në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


“I dënuari është gjykuar me një total prej 3 vite e 10 muaj burgim dhe me gjobë prej 4,000 euro, por i kishte shmangur vuajtjes së dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I ekstraduari është dorëzuar nga autoritetet kompetente hungareze, ndërsa është pranuar nga zyrtarët kompetent dhe më pas nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren është dërguar në Qendrën e Paraburgimit. /Telegrafi/