Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 23.12.2025 ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. 1990 dhe A.M. 1991, njëri i ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca për në Kosovë.

Policia thekson se ky ekstradim u bë falë bashkëpunimit me këto dy shtete.


“Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane përkatësisht ato franceze, pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prishtinës, përkatësisht Gjilanit për vazhdim me procedurat tjera ligjore. /Telegrafi/