LAJMI I FUNDIT:

Ekspozohen 110 piktura të Rexhep Selimit, Konjufca: Ish-ushtarët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë

Ekspozohen 110 piktura të Rexhep Selimit, Konjufca: Ish-ushtarët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë

Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka dërguar nga Haga rreth 110 piktura të cilat me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës janë ekspozuar për publikun në prag të përvjetori të pavarësisë së Shqipërisë.

Në hapjen e kësaj ekspozite kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili edhe njëherë theksoi se Selimi dhe ish krerët e tjerë të UÇK-së po mbahen padrejtësisht në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Ai i ka dërguar prej Hagës atje ku po gjykohet por ku ende nuk ka filluar gjykimi, po akuzohet pa aktakuzë së bashku me bashkëveprimtarë të tjerë me ish kryetarin e Kuvendit Krasniqi, me ish kryetarin e Kuvendit Veseli, me ish presidentin Thaçi.


Jemi të vetëdijshëm si popull për drejtësinë dhe pastërtinë e luftës sonë çlirimtare”, ka thënë Konjufca.

Ai ka kujtuar periudhën kur ish deputeti Rexhep Selimi e kishte njoftuar me pikturën e tij të parë.

“Rexhep Selimi përmes punës së tij po tregon që është në mesin tonë, po komunikon me ne përmes artit dhe pikturave që na i ka dërguar prej atje. E patë edhe ju, dhe dua të ndaj disa kujtime sa i përket momentit kur për herë të parë e mora vesh që Rexha ka filluar me pikturu.

Ishte befasi, viti 2016 jo fort moti kur Rexha ma dërgoi pikturën e tij të parë, na dërgoi në telefon, më duket kam qenë në Shqipëri, dhe tha çka mendon për këtë pikturë. Me aq sa kam njohuri edhe për artin tonë kosovar thashë kjo me siguri duhet të jetë një pikturë e Simon Shirokës përafërsisht”, ka thënë Konjufca.

Në hapjen e kësaj ekspozite po marrin pjesë qytetarë të ndryshëm, deputetë, politikanë të subjekteve të ndryshme në Kosovë.

Bashkëshortja e Rexhepit, Shqipe Selimi me këtë rast tha “Sot nuk dua të flas më shumë, sepse këtu më shumë flasin pikturat e ekspozuara. Më vjen më që edhe unë kam dhënë një kontribut duke bartur nga Haga në Kosovë. Vlerën artistike unë mund ta jap, por këtë e bën të veçantë vendi dhe koha ku janë realizuara. Presim që Rexha dhe të akuzuarit të tjerë të kthehen”. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje

Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje

Drejtësi
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Drejtësi
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Drejtësi
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut

Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut

Lajme
Sonte tërmet në Maqedoni

Sonte tërmet në Maqedoni

Lajme
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Kalo në kategori