LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë jubilare me zbulime arkeologjike në Maqedoni

Ekspozitë jubilare me zbulime arkeologjike në Maqedoni

Ekspozita e dhjetë jubiloare akeolorgjike “Dekada e aktivizimit të resurseve arkeologjike të Republikës së Maqedonisë”, do të hapet sot në Muzeun Arkeologjik të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ekspozitë do të prezantohen zbulimet më të rëndësishme nga më shumë lokalitete: Skupi, Taor, Staro Bonçe, Katastri arkeologjik, Lokveni, “Markova Kulla”, Koreshnica, Isar Marvinci, Kokino,…Do të ketë edhe zbulime nga Gradishte, “Mllado Nagoriçane”, Bilazora, fshati Knezhje, Stobi, Kalaja e Velesit, “Vardarski Rid”, Bargalla, Isarot Shtip, “Carevi Kulli”, Herakleja, Linkestis, Stibera, Zërze, Treskavec, Visoka, Pellagoni, Pllaoshnik, “Samoillova Tvërdina” dhe Kalaja e Tetovës.


Ekspozitën e organizon Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, e cila gjatë dhjetë viteve të kaluara i koordinon projektet kapitale në arkeologjinë e Maqedonisë, me mbështetje të Qeverisë.

Për një dekadë, informon Drejtoria, janë realizuar 40 projekte në të gjitha pjesët e Maqedonisë.

Në kuadër të gërmimeve arkeologjike në terren, janë trajtuar rreth 1000 lokalitete arkeologjike me ç’rast janë zbuluar më shumë se 500 mijë artefakte arkeologjike.