LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë e Thomas Hirschhornit, në Galerinë e Kosovës

Ekspozitë e Thomas Hirschhornit, në Galerinë e Kosovës

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, dashamirët e artit pamor do të kenë rastin të takohen dhe të dëgjojnë sot artistin zviceran Thomas Hirschhorn. Ai viziton Kosovën me rastin e hapjes së ekspozitës së tij, Pixel Collage.

Sipas njoftimit të GAK-ut takimi do të zhvillohet sot në ambientet e Galerisë nga ora 17:00, ndërsa ekspozita do të hapet nesër, në orën 19:00.


Ekspozita personale ‘Pixel-Collages’ nga Thomas Hirschhorn, përfshin pesë kolazhe të mëdha, një përzgjedhje të gjerë e kolazheve të vogla, dhe materiale të referencave të prezantuara në një vitrinë.

Shfaqja e punëve të fundit të Hirschhorn në Kosovë sot, me imazhet konfrontuese dhe përballjen me teknikat e rrejshme dhe maskuese të mediave, është një deklaratë, e ngjashme me argumentet të cilat Hirschhorn i shfaq në manifestot të cilat e shoqërojnë, më saktësisht në: ‘Pse është e rëndësishme – sot – të tregojmë dhe shikojmë imazhe të trupave të shkatërruar të njerëzve’

Dirk Snauwaert është kurator dhe drejtor themelues i WIELS-it – Qendrës së Artit Bashkëkohor në Bruksel.

Ekspozita është realizuar me mbështetjen e Swiss Agency for Development and Cooperation. /Telegrafi/