Galeria e Ministrisë së Kulturës (GMK) vazhdon programin me ekspozitën e radhës të piktorit Vehbi Murati. Ekspozita e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”, hapet të enjten mbrëma, më 19 shtator 2019.

Ekspozita përbëhet nga pikturat të cilat autori i ka realizuar viteve të fundit, kryesisht të formateve të mëdha. Në to paraqiten situata e “zakonshme” të cilat mund të jenë të “një dite të zakonshme shtatori”, sikur që sugjeron titulli i ekspozitë.

Ekspozita ka për kurator Mehmet Behlulin, ndërkaq drejtohet nga koordinatorja e GMK-së, Dhurata Ramosaj-Shala.