Armë, autoblinda, motorë e pajisje të forenzikës, ishin vendosur sot në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë të cilat u ekspozuan për të shënuar 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Ekipi i Telegrafit qëndroi gjatë ditës në sheshin "Skënderbeu", për të parë nga afër pothuajse të gjitha pajisjet e ekspozuara. Por, nuk munguan dhe qytetarët të cilët shuanin kureshtjen e tyre duke i parë nga afër, si dhe shprehnin interesim për të mësuar më shumë për to.


Në këtë ekspozitë të veshur me uniformë të Policisë së Kosovës erdhën dhe nxënësit e klasës së pestë të Shkollës së Mesme të Ultë (ShFMU) "Faik Konica”, në Prishtinë.

femijet Nxënësit e ShFMU "Faik Konica", në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Ata shikuan nga afër një moment të veçantë kur një nga qentë e trajnuar për identifikimin e lëndëve narkotike bëri gjetjen e objektivit të tij.

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 58 24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

E, në lidhje me punën dhe trajnimin e këtyre qenve, Telegrafi intervistoi Xhelal Halilin, i cili është pjesëtar i njësisë K9 si dhe instruktor për qentë.

Halili tha se janë disa lloje të qenve të cilët janë të trajnuar si për identifikimin e lëndëve narkotike, për armë e eksploziv si dhe për personat e zhdukur dhe në kërkim.

Ai po ashtu tha se aktualisht në njësinë e tij janë diku 60 qenë të trajnuar.

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 30 Qentë e trajnuar të Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Sa i përket kohës së trajnimit për një qenë, ai tha se merr përafërsisht katër deri në gjashtë muaj, varësisht nga lloji i gjetjeve.

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 10 Qentë e trajnuar të Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Ndërsa, Faton Lahu, nga Njësia Speciale për trajtimin e mjeteve eksplozive u shpreh se njësia e tij bart një sërë mjetesh të cilat shërbejnë për identifikimin dhe bartjen e mjeteve eksplozive.

“Njësia jonë mision ka trajtimin e mjeteve eksplozive. Mjetet të cilat i kemi shërbejnë për identifikimin e mjetit për ta bart dhe larguar nga një pozicion në tjetrin. Kemi pajisje nga mbrojtja e eksplozivit. Kemi pajisje me të cilat manipulojmë më to. Kemi pajisje për bllokimin e frekuencave, skaner, për identifikimin e mjeteve shpërthyese, etj”, ka thënë Lahu.

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit Forcat Speciale foto Ridvan Slivova 33 Armët e ekspozuara të Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Në një tjetër sektor ishin ekspozuar armë të llojeve të ndryshme, nga më të voglat e deri të ato më të rënda.

Për këtë foli Gëzim Ibrahimi, operator në Njësinë Speciale në Mitrovicë.

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 69 Qytetarët në ekspozitë /Foto: Ridvan Slivova/

“Këto armë shërbejnë për të arritur objektivat ligjorë tonat. Të gjitha këto pajisje që i kemi, duke i llogaritur dhe armët e kalibrit të ndryshëm janë për arritjen e objektivave tona”, tha ai.

Ndërsa, drejtoresha e Shërbimit Shëndetësor në kuadër të Policisë së Kosovës, Lindita Kajtazi, e cila me profesion është interniste endokrinologe tha se sektori i mjekësisë është i përbërë nga mjekë, infermierë dhe sektori i psikologjisë është i përbërë nga psikolog dhe këshilltarë rajonal.

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 54 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Sipas saj, qëllimi kryesor është ofrimi shëndetësor për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përfshirë personelin e uniformuar dhe stafin civil.

"Ofrojmë rekomandime mjekësore, përkrahim rastet e veçanta shëndetësore të një kategorie më serioze duke i ndihmuar me pushime mjekësore dhe ofrimin e kompensimeve materiale në mungesë të sigurimit shëndetësorë. Kemi dhe aktivitete të ndryshme vetëdijësuese”, ka thënë Kajtazi.

Ndryshe, në kuadër të shënimit të 24 vjetorit të Ditës së Policisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha stacionet policore qytetarët zhvilluan vizita. /Telegrafi/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 1 1 Vizitat e qytetarëve "Porta e Hapur" në stacionet e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 46 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 9 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 3 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 2 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 31 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 37 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 56 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 55 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 45 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 41 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 44 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 58 1 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 68 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 71 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit Njesiti i qenve foto Ridvan Slivova 16 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 82 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit foto Ridvan Slivova 88 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit Njesiti i qenve foto Ridvan Slivova 15 Ekspozita e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Policia e Kosoves i ekspozon me rastin e 24 vjetorit te themelimit Xhelal Svecla foto Ridvan Slivova 99 Nxënësit e SHFMU "Faik Konica", në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/