LAJMI I FUNDIT:

Eksporti në Maqedoni shënon rënie për 10.8 përqind

Eksporti në Maqedoni shënon rënie për 10.8 përqind

Vlera totale e eksporteve të mallrave nga vendi në periudhën janar-mars të këtij viti arriti në 1.552,953.000 dollarë dhe ka shënuar rënie për 10.8 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuar në tremujorin e parë të këtij viti arriti në 2.116.414.000 dollarë, që është 6.3 përqind më pak në krahasim me tre muajt e parë të një viti më parë. Deficiti tregtar në periudhën janar-mars të këtij viti arriti në 563.460.000 dollarë, informojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.

Mbulimi i importeve me eksporte në periudhën janar-mars të këtij viti është 73.4 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Shkëmbimi tregtar sipas produkteve tregon se pjesa më e madhe në eksporte kanë marrë pjesë katalizatorët e transportuesve me metale të çmuar ose përbërjet e tyre, grupe përcjellësish ndezjeje dhe të ngjashme, për automjete, avionë ose anije, pjesë të sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe automjete motorike për transportin e 10 ose më shumë personave.

Në importet janë kryesisht aliazhe platini dhe legure, vajra të naftës të papërpunuara ose pluhur dhe vajra që rrjedhin nga minerale bituminoze (përveç papërpunuar), hekuri i papërpunuar ose çeliku jo-aliazh.

Në tremujorin e parë të këtij viti, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, vendi ynë tregtonte kryesisht me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori