LAJMI I FUNDIT:

Eksportet shqiptare drejt Zvicrës shkojnë mbi 16.5 milionë euro

Eksportet shqiptare drejt Zvicrës shkojnë mbi 16.5 milionë euro

Eksportet e produkteve shqiptare, kryesisht prodhimet bujqësore, materialet e ndërtimit, mineralet dhe metalet po rrisin praninë e tyre në tregjet zvicerane.

Eksportet shqiptare drejt Zvicrës shënuan rritje me mbi 3 herë përgjatë 10 muajve të parë të këtij viti. Por ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie.


Sipas raportit të INSTAT-it, eksportet drejt Zvicër në vlerë arritën mbi 2 miliardë lekë (16,5 milionë euro), nga 600 milionë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të 2020-ës.

Ndërsa importet në vlerë ranë në rreth 8 miliardë lekë, nga rreth 8.7 miliardë që ishin në 10-mujorin e vitit 2020.

Zvicra është një nga 10 vendet më të rëndësishme për tregun shqiptar. Disa kompani të mëdha zvicerane janë të pranishme në Shqipëri, ndërkohë që një numër në rritje i ndërmarrjeve të vogla e të mesme zvicerane po zbulojnë tregun shqiptar.

Llogaritet që në Shqipëri veprojnë afërsisht 65 kompani zvicerane, ndërsa 35 kompani shqiptare kryejnë aktivitet të rregullt tregtar me Zvicrën. Kompani të tjera zvicerane janë pjesëmarrëse në tregun energjetik dhe në fushën e zhvillimit të turizmit.

Në vitin 2015 në Tiranë u krijua Dhoma e Tregtisë Zvicër-Shqipëri, ndërsa në vitin 2021 në Gjenevë u krijua Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Zvicër, të cilat shërbejnë si platforma të rëndësishme në funksion të rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve./ATSH

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori