LAJMI I FUNDIT:

Eksplodon vetura, pasi shoferja ndezi cigare (Video)

Eksplodon vetura, pasi shoferja ndezi cigare (Video)

Gruaja që po voziste nëpër një rrugë në Rusi, ka dalë me shpejtësi nga vetura që u kaplua nga zjarri.

Duket e çuditshme, por ka mjaftuar një shkëndijë e vogël e cigares që e ndezi shoferja që të marrë flakë vetura e cila ecën me gaz, transmetno Telegrafi.

Ngjarjen që e ka regjistruar kamera e vendosur në një veturë, e tregon gruan e cila del me shpejtësi nga vetura që kishte marrë flakë dhe nxirrte shtëllunga të zeza tymi.

Përpos flokëve dhe rrobave që i kanë marrë flakë të lehta, ajo nuk ka pësuar ndonjë lëndim fizik. /Telegrafi/