LAJMI I FUNDIT:

Ekspertja shpjegon se si taket e larta po jua dëmtojnë këmbët

Ekspertja shpjegon se si taket e larta po jua dëmtojnë këmbët

Sado që taket mund t’ju bëjnë të ndjeheni mahnitshëm, të gjitha femrat e pranojnë se përjetojnë dhimbje kur i mbathin ato

Pra, është tejet e qartë se ata janë duke i dëmtuar gratë e shumë femrave.


Si kështu? Këtë e shpjegon më së miri ekspertja Emma Lincoln, transmeton Telegrafi.

“Taket e larta padyshim që i dëmtojnë këmbët nëse mbathen çdo ditë dhe për periudha të gjata kohore. Ato e rrisin presionin në kyçet e këmbëve dhe i ngushtojnë gishtërinjtë”, tregon ajo.

2

Kjo dukuri, sipas ekspertes, mund të shpijë në sëmundje serioze siç është dhimbja nervore, flluskat dhe deformime të ndryshme të këmbëve.

Pasoja më e keqe e takeve të larta është deformimi i bazës së nyejve të gishtit të madh – e cila pastaj mund të rregullohet vetëm me ndërhyrje kirurgjike.

Ekspertja rekomandon të mbathni take më të ulëta dhe më të trasha për ta bërë këmbën më të qëndrueshme dhe që të keni më pak presion në shpatulla. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori