Ekspertja e sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj në një intervistë të dhënë për Telegrafin ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, numrin e madh të vrasjeve dhe grabitjeve të armatosura.
Kabashi-Ramaj është deklaruar edhe rreth qasjes së subjekteve politike ndaj armëmbajtjes pa leje dhe krimit ordiner.
“Asnjëra nga partitë politike nuk ka treguar maturi që me u ul edhe me përgatit një platformë. Ne e dimë se ende nuk kanë paraqitur asnjë platformë formale se çka duan me iu premtu qytetarëve që kanë me realizu në këmbim të taksave të tyre, e mos të flasim për platformë të sigurisë. Ja vlen me u përmend se partitë politike që nga pas lufta nuk kanë pasur platformë të sigurisë. E, përmendin ushtrinë dhe policinë duke injoruar apo duke mos qenë të vetëdijshëm se siguria është shumë më e gjerë , sepse siguria prek fenomenet të cilat ndikojnë në mënyrë më direkte në gjendjen e një qytetari që jeton në Kosovë”, ka thënë ajo.
Ajo ka komentuar edhe rastet kur politikanët kanë gjuajtur me armë në hapësira publike.
“Të zgjedhurit politikë nuk e shohin se janë përgjegjës edhe për modelin që japin të tjerët, është shembull i keq gjuajtja me armë. Nuk mundesh gjatë ditës që të promovosh sistemin funksional të drejtësisë dhe në mbrëmje të përfshihesh në afera korruptive “, tha ajo.
Kurse sa i përket proceseve zgjedhore, të cilat deri tani kanë kaluar të qeta, ajo tha se kjo ka ndodhur për shkak se gjërat janë mbajtur nën kontroll.
Ndër të tjera, Kabashi-Ramaj foli edhe për gjuhën e ashpër dhe përleshjet fizike nga politikanët para zgjedhjeve, dhe ndikimin që mund ta këtë në ditën e zgjedhjeve.
“Shembull i keq, qytetarët duhet të kuptojnë së përleshjet nuk po ndodhin për ta por për interesa të tyre, diskutimet zgjedhore nuk kanë të bëjnë se kush po ofron zgjidhje më të mira për qytetarët por janë të përqendrua në interesat e tyre”, ka thënë ajo.
Kabashi-Ramaj gjatë intervistës ka folur edhe për faktorët të cilët ndikojnë që numri i vrasjeve dhe grabitjeve të armatosura të jetë i lartë. Ajo ka thënë se përgjegjësinë kryesore për numrin e këtyre vrasjeve duhet ta kenë institucionet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri