LAJMI I FUNDIT:

Ekspertja britanike: Bota rrezikon të përballet edhe me shpërthime të tjera

Ekspertja britanike: Bota rrezikon të përballet edhe me shpërthime të tjera

Ekspertja britanike e cila qëndron pas vaksinës së coronavirusit në Oksford ka dhënë disa paralajmërime së fundmi për sa i përket rrezikut të shpërthimit të sëmundjeve, të cilat transmetohen nga kafshët tek njerëzit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sarah Gilbert, beson se përhapja e sëmundjeve nga kafshët është bërë më e mundshme për shkak të stilit të jetës tonë.


Në veçanti, rritja e dendësisë së popullsisë, rritja e udhëtimeve ndërkombëtare dhe shpyllëzimi janë disa prej faktorëve.

Origjina e patogjenit të coronavirusit mbetet ende një mister, mirëpo, shumica e studiuesve besojnë se virusi u shfaq tek lakuriqët para se të kalonte edhe tek njerëzit, përmes gjallesave të tjera.

“Për shkak të mënyrës së jetesës tonë, ka shumë gjasa që të përballemi edhe me shpërthime të tjera në të ardhmen”, tha Gilbert për The Independent.

“Dendësia më e madhe e popullsisë, udhëtimet e shpeshta dhe shpyllëzimi – të gjitha këto kanë gjasa të shkaktojnë sëmundje të tjera”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori