LAJMI I FUNDIT:

Eksperti ushtarak britanik, thotë se deri në 30 mijë ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur në Bakhmut

Eksperti ushtarak britanik, thotë se deri në 30 mijë ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur në Bakhmut

Një këshilltar i lartë në ushtrinë britanike, ka vlerësuar se deri në 30 mijë ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur në rajonin e Bakhmutit që nga maji i vitit të kaluar.

Ian Stubbs që është pjesë e delegacionit britanik në OSCE, ka thënë se Rusia po pëson “humbje tejet të mëdha” në fushëbetejë në tentim për ta marrë nën kontroll pjesën lindore apo që ndryshe njihet për fushat e kripës, transmeton Telegrafi.


“Që nga maji i vitit të kaluar, nga 20 deri në 30 mijë pjesëtarë të Wagnerit apo forcave të rregullta ushtarake ruse janë vrarë apo plagosur në apo përreth Bakhmutit – një humbje e madhe e jetëve të njerëzve për një avancim territorial prej afro 25 kilometrave”, shtoi ai.

Kishin vendosur kamera sekrete “për të vëzhguar” perëndimorët që shkonin në Ukrainë, në Poloni arrestohen një grup spiunësh rusë
Lexo po ashtu Kishin vendosur kamera sekrete “për të vëzhguar” perëndimorët që shkonin në Ukrainë, në Poloni arrestohen një grup spiunësh rusë

Ai tha se është një ekuivalent prej “800 ushtarëve të vrarë apo plagosur në çdo kilometër të fituar, e shumica e të vrarëve janë pjesëtarë të grupit mercenar Wagner”.

Në kohën e humbjeve të mëdha, ai theksoi se themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, “po ka vështirësi në furnizim me municion dhe armatim” në lindje të Ukrainës.

Grupit Wagner lufton përkrah forcave konvencionale ruse në Bakhmut, por themeluesi i këtij grupi vazhdimisht ka kritikuar lidershipin ushtarak të Moskës që nuk po i furnizojnë mjaftueshëm me municion. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori