Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano: Conte është i gatshëm ta pranojë ofertën e Tottenhamit

Antnio Conten mund ta shikoni shumë shpejtë duke u rikthyer në Ligën Premier, raporton Fabrizio Romano.
Pak çaste më parë, Tottenham Hotspuri ka shkarkuar Nuno Espirto Santo, shkaku i rezultateve të dobëta në ligë.
Kështu, Romano po raporton se Antonio Conte është i gatshëm që të pranojë ofertën nga Spurs, derisa bisedimet janë në fazën finale.
Aktualisht është duke u biseduar për pagën dhe vitet në kontratë, por që në parim ka një ‘PO’ nga italiani.
Bordi i klubit të Tottenhamit janë të bindur se brenda orëve të ardhshme, Conte do të pozojë me fanellën e tyre, duke pasuar kështu Nunon.
Ish-strategu i Chelseat lidhet edhe me një kalim te Manchester United, mirëpo këta të fundit i kanë dhënë edhe një shans Ole Gunnar Solskjaerit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































