LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë, Musliu: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, AKI aleat i palëkundur i CIA-s

Eksperti i sigurisë, Musliu: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, AKI aleat i palëkundur i CIA-s

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka shkruar sot lidhur me vizitën e shefit të CIA-s, William Burns në Kosovë, i cili gjatë të enjtes takoi presidenten Vjosa Osmani, kreun e AKI-së, Petrit Ajeti dhe sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Musliu në një postim në Facebook shkruan se Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, e AKI aleat i palëkundur i CIA-s.

“Përmbyllja e vizitës së drejtorit të CIA-s në rajon me vizitën në Kosovë, tregon qartë se Kosova është partnere e pazëvendësueshme e SHBA jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë! William Burns, si kreu i agjencisë më të fuqishme në botë, përveç se mbylli vizitën në rajon me Kosovën, mbajti takime gjatë dy ditëve!


SHBA ka ndihmuar shumë institucione të Kosovës që të rriten, por CIA pothuajse ‘ka rritur me duart e veta’ AKI-në!”, shkruan Musliu.

Ai tutje shkruan se përveç AKI-së, i gjithë komuniteti i inteligjencës së Kosovës, edhe Policia e edhe FSK, ka marrë praktikat më të mira në luftën e përditshme me sfidat.

“Sfidat e dy dekadave të fundit kanë qenë të përbashkëta me gjithë Perëndimin! Fillimisht me organizatat terroriste të Lindjes së Mesme, e tash e një dekadë – e keqja e madhe e botës moderne Vladimir Putini dhe aleatët e tij. Kosova është aleat i palëkundur i SHBA. AKI aleat i palëkundur i CIA-s. Së bashku, do të tejkalohen të gjitha sfidat!”, shkruan Musliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori