Revista Science publikoi një intervistë me kreun e Qendrës së Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr.George Ga.
Kjo revistë ka treguar se ishte përpjekur të kontaktonin doktorin dy muaj rresht, por që ai nuk i kishte kthyer përgjigje.
Gao mbikëqyr 2000 punonjës në Qendrën Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe është akoma i angazhuar në punë shkencore, shkruan Science.
Në janar, ai ishte pjesë e një ekipi që kreu studime në lidhje me Sindromën e Rëndë Akute të frymëmarrjes 2 (SARS-CoV-2), një virus që shkakton COVID-19.
“Distanca sociale është një strategji themelore për kontrollimin e çdo sëmundje infektive, veçanërisht kur bëhet fjalë për infeksione të frymëmarrjes. Së pari, ne kemi përdorur strategji, sepse ne nuk kemi ndonjë parandalues apo ilaç specifik dhe po ashtu nuk kemi vaksina. Së dyti, duhet të jeni i sigurt për të izoluar secilin rast. Së treti. kontaktet e ngushta duhet të karantinohen, sepse ne harxhojmë shumë kohë duke u përpjekur të gjejmë të gjitha ato kontakte të ngushta dhe të sigurohemi që ato janë në karantinë dhe izolim. Së katërti, pezullimi i të gjitha tubimeve publike. Së pesti, kufizoni lëvizjen”, këshilloi Gao, transmeton Telegrafi.
“Gabimi i madh i SHBA-së dhe Evropës është se njerëzit nuk mbajnë maska”
“Sipas mendimit tim, gabimi i madh i SHBA-së dhe i Evropës është që njerëzit nuk mbajnë maska. Ky virus transmetohet nga pikat dhe kontakti i ngushtë. Pikat luajnë një rol shumë të rëndësishëm – ju duhet të vishni një maskë sepse kur flisni, pikat gjithmonë dalin nga goja juaj. Shumë njerëz e kanë virusin, por mund të jenë asimptomatik. Nëse ata vendosin maskë në fytyrë, kjo mund të parandalojë që pikat që mbartin virusin të shpëtojnë dhe të infektojnë të tjerët”, tha ai.
Ai shtoi se termometrat janë kudo në Kinë dhe se njerëzit duhet të përpiqen të matin temperaturën sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që ata me ethe të mos jenë jashtë.
“Personat e infektuar duhet të izolohen. Kjo duhet të bëhet kudo. Mund të kontrolloni Covid-19 vetëm nëse mund të hiqni burimin e infeksionit. Kjo është arsyeja pse kemi ndërtuar spitale modulare dhe i kemi shndërruar stadiumet në spitale”, thotë Gao.
Dy mundësi për burimin e coronavirusit
Ai tha se ata ende nuk kanë qenë në gjendje të zbulojnë se çfarë e shkaktoi infeksionin në Kinë dhe se ata ende po punojnë për të.
Ai tha se ekzistonin dy mundësi – që virusi kishte origjinë nga tregu Wuhan ose se ishte një vend nga i cili ishte përhapur jashtëzakonisht shumë.
Kina thotë se ende nuk ka imunitet kolektiv, por se virusi nuk po transmetohet më lokalisht.
Ai gjithashtu shtoi se shkencëtarët kinezë po përpiqen të zbulojnë vaksinën dhe ilaçet për Covid-19. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj