LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i çështjeve të sigurisë: Polici Amir Hoxha nuk ka kryer vepër penale, mund t’i jepej një vërejtje

Eksperti i çështjeve të sigurisë: Polici Amir Hoxha nuk ka kryer vepër penale, mund t’i jepej një vërejtje

Një postim në rrjete sociale i kushtoi me tri ditë suspendim nga puna policit Amir Hoxha.

Sapo u publikuan shifrat e parave që kishin marrë deputetët e Kuvendit të Kosovës për kompensimin e karburanteve për udhëtim, pasi deklaruan se nuk jetojnë në Prishtinë, Hoxha kishte kritikuar këtë veprim, duke kërkonte të drejtën e tij për të marrë pagesat për shujta të policëve.


Suspendimi i tij nxiti reagime të shumta, teksa nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se kjo ka ardhur pasi Hoxha dyshohet për shkelje të brendshme disiplinore.

Kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe u ankua se nuk po marrin shtesat e shujtave, suspendohet për tri ditë nga puna polici Hoxha
Lexo po ashtu Kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe u ankua se nuk po marrin shtesat e shujtave, suspendohet për tri ditë nga puna polici Hoxha

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë për Telegrafin se pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk u lejohet të shprehin mendim politik publikisht.

“Sa i përket interpretimi të policit, me rregullore Policia e Kosovës, si individ nuk kanë të drejt që të mbajnë anë politike dhe ta interpretojnë apo të japin mendim politik, për një parti të caktuar për një çështje të caktuar, sepse policia është një dhe unike, e cila është në shërbim të qytetarëve dhe politikave shtetërore dhe zbaton ligjet e policisë, ligjet e Republikës së Kosovës dhe Kushtetutën”, tha Islami për Telegrafin.

Islami tha se nëse rreth 9 mijë pjesëtarë sa ka Policia e Kosovës do të shprehnin mendime politike, atëherë kjo do të prodhonte pasoja negative për këtë institucion.

Megjithatë, siç thotë Islami masa e suspendimit nuk ka qenë i domosdoshëm, pasi policit ka pasur mundësi vetëm t’i tërhiqet vërejtja që të mos bëj më veprime të tilla.

“Jo vetëm tek ne, por edhe në vendet e tjera, polici nuk e ka atë të drejtë, kushtimisht që është e rregulluar me një udhëzim administrativ ku nuk i lejohet që të shprehet politikisht haptazi dhe mendoj që veprimi për suspendim, nuk mendoj se nuk do të duhej ta suspendonte, sepse ai nuk ka kryer vepër penale, pavarësisht që nuk i lejohet të jap mendime të ndryshme qoftë për qeverinë, qoftë për ministri, por do të duhej t’i tërhiqej vërejtja që në të ardhmen të mos bëj një gjë të tillë, sepse ai nuk ka kryer vepër penale”, shprehet Islami.

Tutje, Islami po ashtu ka deklaruar se si qytetarë i Kosovës i mbështet kërkesat e policit Amir Hoxha.

“Unë vet si qytetar jam që të kenë shujta, të mos ngarkohen me orare të tepërta, gjatë pandemisë ata punojnë me orar të zgjatur, sepse jeta e policit është e rëndë, dhe secila Qeveri që është e ato që do të vijnë do të duhej të kujdesej më shumë për policinë. Por, si rast i tillë polici nuk është dashur të komentoj veprimet e një rregulloreje të Kuvendit ku u mundësohet deputetëve të marrin paratë për udhëtim”, theksoi Islami.

“Kësisoj, ajo vërehet që deklarata e tij në Faccebook është e qastit, unë nuk besoj që është dashur të mirret tash qoftë sindikata, qoftë policia, qoftë inspektorati, por le të jetë një shembull për policët tjerë të mos dalin publikisht, pasi rrjetet sociale janë mjete ku del fjala publike dhe e merr dhenë. Unë nuk mendoj që policisët duhet të dalin kështu publikisht, kërkesat e tyre mund t’i dë3rgojnë në struktuarat e policisë, që mund t’i adresojnë problemet në Qeverinë e Kosovës”, tha Islami.

Sipas tij, pjestarët e Policisë së Kosovës e dinë që nuk mund të deklarohen politikisht.

Sindikata do të kërkojë sqarim për arsyet e suspendimit të policit Hoxha - mbështesin kërkesën e tij për shujtat
Lexo po ashtu Sindikata do të kërkojë sqarim për arsyet e suspendimit të policit Hoxha - mbështesin kërkesën e tij për shujtat

“Nëse 8 mijë e 700 polic dalin e japin mendimin e vet politikisht, atëherë ku mbetet Policia e Kosovës?”, thotë Islami.

Ndryshe, Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me suspendimin për tre ditë të policit Amir Hoxha.

Policia sqaron suspendimin e policit Hoxha: Jemi strukturë apolitike - zyrtarët duhet të përmbahen nga komentet
Lexo po ashtu Policia sqaron suspendimin e policit Hoxha: Jemi strukturë apolitike - zyrtarët duhet të përmbahen nga komentet

Përmes një komunikatë për medie, nga Policia e Kosovës kanë thënë se zyrtari është suspenduar nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës” 04/2019, përkatësisht neni 24, paragrafi 1.17, është suspenduar një zyrtar policor. Vendimi mbi suspendimin në kohëzgjatje deri në tri (3) ditë, është marrë për zyrtarin policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra Prishtinë), nën dyshimet për shkelje disiplinore të sanksionuar sipas udhëzimit të sipërshënuar”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori