Eksperti amerikan dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin Hudson, Luke Coffey, ka komentuar ngjarjet e fundit të ndodhura në veri të Kosovës dhe përleshjet që kanë rezultuar me trupa të NATO-s të plagosur.
Teksa ka folur për rëndësinë e Ballkanit për stabilitetin në Evropë, ai ka thënë se tensionet në veri e kanë dobësuar Kosovën, e kanë trimëruar Serbinë, Rusinë e kanë fuqizuar e komunitetin translantik e kanë ndarë.
“Dhuna shpërtheu në Kosovën veriore javën e kaluar midis serbëve etnikë dhe misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Përleshjet lanë trupat e NATO-s të plagosur, Serbia u trimërua, Kosova u dobësua, Rusia u fuqizua dhe komuniteti transatlantik u nda”, ka shkruar Coffey, një analist konservator.
Sipas tij, Ballkani vazhdon të mbetet një zonë destabiliteti që politikbërësit nuk duhet ta injorojnë. Ai ka kujtuar konfliktet e ndodhura pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjen e Jugosllavisë, konflikte këto që siç ka thënë, u vunë nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes së jashtme ushtarake.
“Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së Jugosllavisë në shtatë vende të reja, rajoni pësoi një sërë konfliktesh vdekjeprurëse që u vunë nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes së jashtme ushtarake. Edhe sot situata e sigurisë mbetet e brishtë. Këtë e kujtojnë ngjarjet e fundit në Kosovë”, ka shkruar tutje eksperti amerikan.
Coffey ka theksuar se ngjarjet në Kosovë mund të destabilizojnë Ballkanin në një kohë kur situata gjeopolitike në komunitetin transatlantik është tashmë e tensionuar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
“Rajoni ka qenë një burim i madh konfliktesh në Evropë për shekuj. Nuk mund të anashkalohet dhe angazhimi konstruktiv ndërkombëtar në Ballkan është kyç për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, ka thënë mes tjerash ai./Telegrafi/
Clashes in northern Kosovo last week left @NATO troops injured, Serbia emboldened, Kosovo weakened, #Russia empowered, and the transatlantic community divided. @LukeDCoffey reminds readers why the Balkans are important to stability in Europe.https://t.co/cHDKWqEzjG
— Hudson Institute (@HudsonInstitute) June 10, 2023
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Jam në pozicion të vështirë për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radoiçiq” – ambasadori i Kosovës në SHBA ironizon me intervistën e Vuçiqit në CNN

Shkodranja e martuar me një serb që jeton në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Kurti: Serbia s'është e interesuar për anëtarësim në BE, po punon në plane ushtarake për aneksim

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Kushtet e mjerueshme në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan – punimet për ndërtimin e shkollës së re mbetën në gjysmë, MASHTI thotë se ka iniciuar ndërprerjen e kontratës me operatorin ekonomik

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal