Derisa ushqimet si midhjet, speci djegës dhe shpargulli, janë të njohura që nxisin hormonet seksuale dhe punojnë si afrodiziak natyral, por ka ushqime të tjera që i shuajnë epshet.
Konsumimi i ushqimeve të gabueshme, mund të shkatërrojë libidon duke shkaktuar letargji apo përgjumje, uljen e nivelit të testosteronit dhe zvogëlimin anormal të prodhimit të spermës.
Më poshtë, janë publikuar disa ushqime, për të cilat ekspertët pretendojnë se janë të këqija për libidon.
Mishi i kuq
Disa lloje të mishit të kuq, përmbajnë hormone shtesë, të cilat mund të çrregullojnë balancën e hormoneve, nëse hahet në sasi të mëdha.
Farat e sojës
Janë një burim i madh i proteinave, por konsumi i madh i farave të sojës, mund të ulë potencialin seksual, duke ulur nivelin e testosteronit dhe zbritjen e nivelit të spermës.
Alkooli
Në përgjithësi, alkooli nuk i bën asgjë libidos suaj. Sidoqoftë, pirja e shpeshtë ndikon në ereksion dhe në orgazëm. Pirja e tepërt ju bën edhe të përgjumur, gjë që ndikon në atmosferën në shtrat.
Kinina
Kjo materie zakonisht përdoret në pije siç është toniku, për t’i dhënë shijen e veçantë të hidhur dhe të freskët. Për fat të keq, është zbuluar se ndikon negativisht në libido, andaj mendoni dy herë para se të pini sonte xhin me tonik, transmeton Telegrafi.
Çokolata
Është afrodiziak i njohur, absolutisht e këndshme e mbushur me anandamide dhe phenylethylamine, dy përbërës që e nxisin trupin, të çliroi hormonin e lumturisë. Sidoqoftë, megjithëse hormonet e lumturisë janë të shkëlqyera, kakao përmban methylxantine, që nxitë përgjumje dhe libido më të ulët.

Menta
Mund të ju duket çudi që edhe kjo bimë gjendet në këtë listë, po ja që është një ndalues i madh i epsheve, posaçërisht tek meshkujt. Mentoli që gjendet në mentë, e ulë testosteronin duke bërë që të shuhen epshet.
Ushqimet e fërguara
Përpos që janë të dëmshme për organizëm, ushqimet e fërguara ndikojnë edhe në uljen e libidos. Yndyrat që lirohen nga fërgimi, ndikojnë në zvogëlimin dhe ngadalësimin e rrjedhës së spermës tek meshkujt dhe ndërhyjnë në ngjizjen tek femrat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

Mjekët në Londër kuruan verbërinë e lindur tek fëmijët, metoda revolucionare që “po ndryshon lojën”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit