LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët thonë se mësimi online la pasoja në arsim

Ekspertët thonë se mësimi online la pasoja në arsim

Mbyllja e shkollave për shkak të pandemisë shpërfaqi sfidat në organizimin e mësimit online. Ekspertët e arsimit po vlerësojnë së mësimi në distancë ka ndikuar në mësimnxënien te niveli fillor si dhe në procesin e vlerësimit.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Arsim e Kosovës, Dukagjin Pupovci ka thënë se sipas vlerësimeve nxënësit që kanë marr pjesë në mësimin online duke filluar nga 11 marsi i vitit të kaluar e kanë humbur rreth 25% të vitit shkollor.


Ndërsa siç thotë ai nxënësit që nuk kanë marrë pjesë në mësimin online kanë humb diku rreth 40% të vitit shkollor.

“Po ne tash i kemi vlerësimet për vitin e kaluar, për pranverën e vitit të kaluar ku Banka Botërore ka vlerësuar se nxënësit që kanë marrë pjesë në mësimin online, duke filluar nga data 11 mars e deri në fund të qershorit kanë humb diku rreth 25% të vitit shkollor. Ndërsa nxënësit që nuk kanë marrë pjesë në mësimin online kanë humb diku rreth 40% të vitit shkollor”, tha Pupovci për Ekonomia Online

Pupovci tutje është shprehur se mësimi online vazhdimisht do të ndikojë në rënien e cilësisë së arsimit.

“Pra mësimi online medoemos vjen me humbje mësimore, për këtë vit ende nuk ka vlerësime, dhe do të jetë e vështirë të bëhen, për faktin që nxënësit një pjesë të mirë të kohës e kanë kaluar në shkollë. Por edhe kanë pasur ndërprerje të shumta. Pra shumë shpesh ka ndodh që shkollat të mbyllen për shkak të pandemisë ose fëmijët e një klase të izolohen dhe besoj që e gjithë kjo do ndikojë në rënien e cilësisë dhe humbjet mësimore”.

Edhe kryetar i SBAShKU-t Rrahman Jasharaj ka thënë se mësimi online nuk ka qenë i frytshëm, pasi që cikli i ulët kanë pasur vështirësi në përdorimin e platformave online.

“Mësimi online nuk ka qenë shumë i frytshëm sidomos ky problem paraqitet dhe është tepër i rëndë cikli i ulët te klasa e parë e dytë dhe e tretë madje edhe deri në klasën e pestë, sepse ata fëmijë vështirë mund të gjenden me platformat. Unë uroj që numri i të prekurve me Covid-19 në nivel vendi edhe pse është duke shënuar rritje dhe mos të na ndodhë edhe në shkolla”.

“…dhe mësimi më i mirë dhe i realizueshëm për klasën e parë të dytë dhe të tretë do të ishte në shkollë, sepse janë me mësuesin dhe shumë më lehtë mund të arrihen njohuri, por mësimi online nuk është funksional edhe për klasat e shtata dhe të teta. Në Kosovën tonë të varfër mësimi online për ciklet më të larta është treguar tepër i vështirë ngase mësimdhënësit nuk janë shumë të furnizuar me teknologji”.

“Urojmë që mos të kemi mësim online së paku në nivel vendi edhe pse në disa shkolla është duke ndodhur për shkak të rritjes së rasteve, por ai kalimi urojmë që mos të zgjasë së paku një javë ose dy dhe të kthehemi prapë në institucione arsimore”, tha Jasharaj.

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori