LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Rritja e cilësisë në arsim, e domosdoshme (Video)

Ekspertët: Rritja e cilësisë në arsim, e domosdoshme (Video)

Arsimi cilësor është kusht për krijimin e shoqërisë së lirë. Andaj domosdoshmërish duhet të kthehen vlerat dhe të rritet cilësia në sistemin arsimor, porositën ekspertët. Aleksandar Spasov nga Progres Instituti për demokraci sociale theksoi se urgjentisht duhet t’i kthehet autonomia universiteteve, ato të jenë në dispozicion të të gjithëve por të mos jenë thjeshtë “fabrika diplomash”, njofton Alsat M.

Arsimi i lartë duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve, por kjo nuk do të thotë mos-ekzistim i kritereve për regjistrim. Kështu që duhet të mendohet edhe rreth politikës së regjistrimit, por kjo është e treta. E para është sjellja e ligjit për arsim të lartë dhe së dyti duhet të mendohet për financimin e arsimit të lartë. Kjo është më e rëndësishme për arsimin e lartë, duke përfshirë financimin e veprimtarisë hulumtuese- tha Aleksandar Spasov, Progres-Instituti për demokraci sociale.


Në konferencën e parë shkencore për reformimin e reformave të pasuksesshme ministrja e Arsimit, Renata Deskoska paralajmëroi reforma rrënjësore në sistemin arsimor në të gjitha nivelet.

Mes prioriteteve në arsimin fillore dhe të mesëm është shqyrtimi I programeve arsimore dhe librave, të cilat iu ofrohen nxënësve. Planifikojmë zvogëlim të numrit të orëve të nxënësve. Ata nuk kanë nevojë për mbingarkesë orësh mësimore. Paralelisht do të shkohet me zvogëlim të numrit të nxënësve nëpër paralele si dhe zvogëlim të numrit të orëve të mësimdhënësve me përvojë më të madhe. Këta mësimdhënës mund të marrin më shumë rol mentorial ose konsultativ- deklaroi Renata Deskoska, ministre e Arsimit.

Deskoska paralajmëroi revizion pedagogjik, lirim të mësimdhënësve nga obligimet administrative, ndihmë nxënësve të talentuar; ligj të ri për arsimin e lartë si dhe themelimin e Fondit shtetëror për hulumtim dhe zhvillim ku do të investohet 1% -1.5% e BPV-së. Ish këshilltari i ministrit të arsimit në Finlandë, Esa Suominen sqaroi se sistemi arsimor më i mirë në botë që e ka arritur Finlanda bazohet në arsimin falas për të gjithë, ku nxënësi i talentuar mund të aplikoj për shkollim të mëtejshëm të pafund; në besimin në mësimdhënësit profesionistë; si dhe është integron edhe nxënësit me aftësi të kufizuara në jetën normale shkollore. /Telegrafi/