Projektbuxheti për vitin 2024 që tashmë është miratuar në Qeveri dhe pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, nuk mund të quhet zhvillimor dhe është larg mundësive reale për realizimin e parashikimeve të ekzekutivit. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të ekonomike, duke komentuar politikat e Qeverisë sa i përket aspekteve ekonomike që parashikohen me buxhetin për vitin e ardhshëm.
Projektbuxheti i miratuar nga Qeveria e ka shifrën më të lartë në krahasim me të kaluarën – 5.5 miliardë euro, apo 5.8 për qind më e lartë sesa më 2023.
Deficiti buxhetor është projektuar në 9.2 miliardë denarë apo rreth 550 milionë euro.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, gjatë prezantimit më 15 nëntor thanë se bëhet fjalë për një “buxhet zhvillimor dhe të qëndrueshëm që ka të gjitha karakteristikat për të mbështetur njëkohësisht zhvillimin dhe për të siguruar qëndrueshmëri fiskale”.
Gjatë vitit 2024, Qeveria maqedonase parashikon rritje ekonomike prej 3.4 për qind dhe inflacion prej 3.6 për qind.
Shuma e projektuar për investimet kapitale kap vlerën e 733 milionë eurove, për të cilat ministri Besimi u shpreh optimist se do të realizohen edhe pse viti i ardhshëm është vit zgjedhor.
“Gjatë zgjedhjeve projektet nuk ndërpritet, por nuk mund të promovohen apo të fillojnë projekte të reja. Ato që janë projektuar, mund të realizohen, sepse janë në vazhdim e sipër”, tha Besimi.
Sipas Qeverisë, subvencionet për energjinë elektrike do të vazhdojnë edhe në vitin 2024 sikurse edhe ndihmat tjera për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.
“Vitin e ardhshëm janë planifikuar 3.5 miliardë denarë [56.9 milionë euro] për masa kundër krizës. Kategoritë më të prekura, ata me pensione të ulëta dhe rastet sociale do të mbulohen me masat që janë duke u projektuar”, tha kryeministri Kovaçevski.
Për dy ciklet zgjedhore në vitin 2024 janë siguruar gjithsej 16 milionë euro. Më shumë para do të shpenzohen edhe për pensione dhe paga më të larta në administratë, sipas marrëveshjeve të reja sindikale.
Kështu, 40 milionë euro më shumë janë planifikuar për arsimin, kurse 20 milionë euro më shumë për shëndetësinë.
Projektbuxheti është kritikuar nga opozita maqedonase. Ajo e cilëson si “manipulues dhe shpërdorues” nga ana e partive që janë pjesë e qeverisë.
“Buxheti i vitit 2024 është shpërdorues dhe kriminal. Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, si për vitet e kaluara të qeverisjes së tyre, ashtu edhe për vitin 2024, kanë projektuar buxhet megaloman, me shumë para për blerje dhe mbushje të xhepave të tyre”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.
Edhe sipas njohësve të çështjeve të ekonomisë, projekte e qeverisë janë joreale dhe më shumë duken si populiste, duke marrë parasysh periudhën zgjedhore.
“Buxheti nuk është real. Është thuajse i ngjashëm me buxhetin e këtij viti. Mund të jetë për një nuancë më i mirë, por nuk mund të thuhet se projektimet janë reale. Ka shumë probleme, por ajo më kryesorja është se projektimet makroekonomike janë tepër optimiste që nuk korrespondojnë me gjendjen reale. Qeveria pret rritje prej 3.4 për qind, ndërkohë të gjitha analizat tjera nuk parashikojnë rritje më të lartë se dy për qind. Një vlerësim të këtillë ka edhe Banka Botërore”, thotë Branimir Jovanoviq, njohës i çështjeve të ekonomisë.
Ai thotë se premtimeve të bëra nuk u besojnë as qytetarët duke marrë parasysh gjendjen e tyre të rënduar ekonomike.
“Unë nuk e kam të qartë se si nuk arrijnë ta kuptojnë se me këto paralajmërime optimiste asgjë nuk përfitojnë”, thotë Jovanoviq.
Ai një vërejte serioze ka edhe për aspektet sociale, apo ndarjen e vetëm 5 për qind të buxhetit për ndihmë për familjet e rrezikuara.
Sipas tij, në kohën kur inflacioni këtë vit arrin në 10 për qind dhe vitin e kaluar ishte 14.5 për qind dhe në kohën kur numri i të varfërve është rritur për 100 mijë persona është e pakuptimtë që të mos ketë rritje më të madhe të parave për transfere sociale.
Me projektbuxhetin, Qeveria parashikon edhe marrjen e një borxhi prej 1.2 miliard eurosh, me të cilat do të mbulohet deficiti dhe do të kthehen borxhet e vjetra./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës