Pas tensioneve të fundit në Kosovë dhe provokimeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka vizituar dje Kosovën, me ç’rast ka thënë se NATO-ja është këtu për ta ndihmuar Kosovën.
Por, ekspertët e sigurisë në Kosovë kanë vlerësuar se vizita e sekretarit të NATO-s erdhi pikërisht pas tensioneve të fundit në Kosovë e në rajon.
Ata madje thonë se situata në Kosovë është tejet e brishtë dhe si rrjedhojë nuk përjashtohet mundësia për esklaim të situatës.
Sipas tyre, edhe atëherë kur Serbia zotohet për paqe e stabilitet, eskalimi mund të ndodhë. Nga ana tjetër, njohësit e rrethanave politike janë shprehur optimistë se situata aktualisht është stabile. Por, ka prej atyre që fare nuk dyshojnë se mund të ndodhë ndonjë skenar i ngjashëm me atë të trazirave të marsit të vitit 2004.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO-ja do të jetë e pranishme në Kosovë për ta ndihmuar atë.
“NATO-ja është këtu për ta kontribuuar paqen dhe stabilitetin. Kjo është arsyeja që kemi vendosur ta mbajmë këtë prani. Një forcë që është më profesionale dhe EULEX-i i cili është i pranishëm”, ka deklaruar Stoltenberg.
Nga ana tjetër eksperti i çështjeve ushtarake dhe i atyre të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka thënë se sekretari i NATO-s me vizitën e tij synon ta vlerësojë prej së afërmi situatën pas tensioneve të fundit që Serbia ka krijuar në Kosovë.
Qehaja më tej nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë eskalim të situatës.
“Nëse e vlerësojmë dhe analizojmë situatën e sigurisë me sensin e një njohësi të mirë të çështjeve të sigurisë dhe mundësive ushtarake dhe pretendimeve të vazhdueshme serbe ndaj Kosovës, gjasat për eskalim ekzistojnë”, ka deklaruar ai gjatë një bisede për “Zëri”.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Tri kërkesat e ndërkombëtarëve për veriun, analistët: Të zbatohen pa vonesa, në të kundërtën mund të ketë sanksione

Tensionet në veri, Lajçak tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Sot përfundon afati i BE-së dhe ShBA-së për zgjidhjen e situatës në veri

Surroi: Ka paralajmërim rikthimi "gjeneralësh më të mirë" amerikanë në dialog

TradeCo LLC

Kolegji Universum

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden