Ekspertët juridik: Falja nga presidenti për të dënuarit e 27 prillit, nuk është e mundur ligjërisht

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, nuk ka mundësi ligjore të fal të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit, të cilët kanë dorëzuar kërkesa tek ai, thonë ekspertët juridik. Sipas tyre, një veprim i tillë është i pamundur edhe për shkak të procesit zgjedhor.
Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë Dane Iliev dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska janë të mendimit se juridikisht është e pamundur që presidenti Ivanov t’i falë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit siç këtë e bëri në vitin 2016 për gjithsej 56 persona të cilët ishin të përfshirë me hetimet e Prokurorisë Speciale Publike.
Iliev në një deklaratë për AIM thotë se nuk ka mundësi ligjore për falje, pasi sipas tij, kjo është procedurë që ka pësuar ndryshime ligjore, ndërsa edhe procesi zgjedhor këtë nuk ia lejon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Por tek ne e dini, ligji nuk respektohet aq shumë, mund të jetë dhe kjo. Përndryshe, juridikisht mendoj se nuk ka mundësi për një punë të tillë, sepse kjo do të ketë keqpërdorim të të drejtës dhe të autorizimeve të tij si president”, deklaroi Iliev.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thekson se procedura për falje mund të zhvillohet vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë, prej ku siç thonë, deri më tani nuk kanë arritur kërkesa për faljen e personave për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
Deskoska thekson se nuk ka mundësi ligjore të zhvillohet procedurë për falje nga ana e presidentit të shtetit.
Edhe kryeministri Zoran Zaev ka thënë se falja nga presidenti i shtetit nuk ka mundësi ligjore të ndodh.
Ndryshe, në kabinetin e Ivanovit janë dorëzuar disa kërkesa për falje nga personat e dënuar për ngjarjet e 27 prillit, kurse kërkesa e fundit ka arritur të premten.
Për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, më 15 mars të këtij viti në dënim të përgjithshëm me burg prej 211 vitesh janë dënuar 16 persona.
Dënim më të lartë prej 18 viteve ka marrë ish-ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë