LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Interpelancat, skenar i OBRM-së (Video)

Ekspertët: Interpelancat, skenar i OBRM-së (Video)

Interpelancat për ministrat e qeverisë së Zaevit të ngritura nga OBRM-PDUKM janë paravan pas së cilës kjo parti mundohet në çfarëdolloj mënyre ta prolongojë shkarkimin e Marko Zvrlevskit, konsideron ish kryetari i kuvendit, Stojan Asndov. Sipas tij, nuk është sekret që opozita nuk dëshiron ta shkarkojë prokurorin Zvrlevki. Interpelancat sipas Andovit janë joesenciale sepse OBRM-PDUKM mundohet që në parlament të imponojë tema që janë në interes të tyre dhe të diktojnë se çka do të flitet në foltore, raporton Alsat M.

Mendoj se interpelancat janë një ofensivë e menduar me rezultat të menduar paraprakisht. Ne në 100 ditët e para nuk kemi pasur interpelanca, nuk e di si është tani. Në 100 ditët e para nuk kemi pasur, a ishte ajo një marrëdhënie e drejtë ose ashtu ishin rregullat, ashtu vepronim, pas 100 ditëve mund të gjykohet lidhur me atë sesi punon qeveria dhe çfarë masa kanë ndërmarrë funksionarët e saj – deklaroi Stojan Andov, ish kryeparlamentar.


Ndërkaq ish deputeti Mersel Bilali në interpelancat e OBRM-PDUKM sheh tentativë për bllokimin e procesit reformues.

Rregullorja e punës së kuvendit parasheh që ministrat për të cilët është ngritur interpelancë kanë afat prej 15 ditëve të përgjigjen me shkrim. Interpelanca vendoset në rend dite në seancën e parë të radhës në kuvend pas skadimit të 15 ditëve prej ditës kur është dorëzuar përgjigja deri te deputetët.

Deputetët e OBRM-PDUKM do të kenë nga 20 minuta t’i arsyetojnë interpelancat për çdo ministër, ndërkaq ministrat do të kenë nga 20 minuta për t’u mbrojtur. Debati për interpelancat zgjat një ditë, ndërkaq vendime merren më së voni deri në mesnatë. Deri më tani opozita ka paraqitur 4 interpelanca për ministrat: Dragan Tevdovski, Mila Carovska, Lupço Nikollovski dhe Nikolla Dimitrov. Janë paralajmëruar edhe tre interpelanca. Ndryshe, OBRM-PDUKM nuk ka paraqitur interpelanca për ministrat nga radhët e BDI-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori