LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë, gratë dhe fëmijët ukrainas po trafikohen si skllevër seksi në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë, gratë dhe fëmijët ukrainas po trafikohen si skllevër seksi në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ekspertë të sigurisë paralajmërojnë për gjasa të mëdha që gratë dhe fëmijët e rrezikuar në Ukrainë, po shiten si skllevër seksi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Miliona njerëz janë larguar nga vend nga fillimi i luftës në Ukrainë, gjë që ka rritur frikën se refugjatët që do të jenë të ekspozuar ndaj trafikimit me qenie njerëzore, transmeton Telegrafi.


Disa prej tyre tashmë ishin cak i trafikimit në kampet e refugjatëve në Poloni, por ekspertët besojnë se numri i madh i tyre që janë dërguar dhunshëm në Rusi – janë të rrezikuar më shumë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pati deklaruar më herët se frikësohet që rreth 200 mijë janë zhdukur nga fillimi i luftës.

Zelensky kërkon “përgjigje të fortë” pas sulmit rus në centralin bërthamor në Zaporizhzhia
Lexo po ashtu Zelensky kërkon “përgjigje të fortë” pas sulmit rus në centralin bërthamor në Zaporizhzhia

Tani raportimi i ri i Institutit për Mbrojtje dhe Siguri me seli në Washington dhe Qendra për Politika të Jashtme e New Yorkut, ka zbuluar se disa prej grave dhe fëmijëve të “humbur” mund të shiten në skllevër seksi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shumë hetues thonë se shumë oligarkë rusë kanë kërkuar strehim në këtë shtet për t’i shmangur sanksionet ndërkombëtare, dhe se kanë nevojë për personel që e flet gjuhën ruse.

Edhe pse çështja e trafikimit me njerëz në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk është diçka e re, në raport thuhet se për shkak të eksodit të refugjatëve nga Ukraina, kjo çështje do të jetë “temë e nxehtë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori