LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e sigurisë: Grupet kriminale në veri mund t’i përsërisin skenarët e tensionimit të situatës

Ekspertët e sigurisë: Grupet kriminale në veri mund t’i përsërisin skenarët e tensionimit të situatës

Kur kanë mbetur rreth dy javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit, janë përmendur skenarë që qendrat e votimit të vendosen në stacione të policisë. Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se strukturat kriminale në veri mund t’i përsërisin skenarët e kaluar.

Më 23 pril pritet të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore. Në nëntor të viti 2022 kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit dhanë dorëheqje.

Pas kësaj, data e këtyre zgjedhjeve u caktua 18 dhe 25 dhjetori. Megjithatë, për shkak të tensioneve të krijuara nga bandat kriminale serbe në veri, ato u shtynë për katër muaj.


Këto të fundit, në dhjetor të vitit që lamë pas, me bomba demoluan tërësisht Kuvendet Komunale zgjedhore në veri.

Për shkak të sigurisë më të madhe, një ide për vendosjen e qendrave të votimit është përfolur se mund të jenë stacionet policore atje.

Në lidhje me atë se ku do bëhet votimi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë se ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar.

“Gjatë mbledhjes së radhës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ketë një pasqyrë më të qartë të qendrave të votimit për zhvillimin e procesit zgjedhor. Në këtë drejtim, vlerësimi do të bëhet në bashkëpunim me instituicionet e sigurisë. Kjo është një punë, pra vlerësimi i qendrave të votimit, bëhet çdoherë, në çdo proces zgjedhor, jo vetëm kësaj radhe”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Bandat kriminale serbe në veri, afër datës së zgjedhjeve, kanë vazhduar djegien e veturave, targat e të cilave ishin të konvertuara në RKS nga qytetarët në veri.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se ekstremistët serbë do të vazhdojnë me këto veprime .

“Kjo fazë do të vazhdoijë. Policia e Kosovës duhet të shtojë prezencën në veri dhe të vijë deri te zbulimi i saj që mos të paragjykohet tash. Më e rëndësishme e lidershipit tonë është zbulimi i kryerëse se kjo është çështje e ekstremistëve serbë të dirigjuar nga Beogradi”, ka thënë Ibishi.

Po ashtu, ushtaraku  Kadri Kastrati ka thënë se shteti i Kosovës nuk bën të dorëzohet para disa krimineleve serbë në veri.

“Plani është që zgjedhjet duhet të mbahen dhe unë pres që institucionet e sigurisë t’i luftojnë këto elemente, sepse nuk mund të bie në provim para disa kriminelëve atje. Zgjedhjet duhet të mbahen, sepse nuk mund të biem në provim para disa krimineleve atje…”, tha ai

Për zgjedhjet e 23 prillit, KQZ ka certifikuar 11 kandidatë për kryetarë komunash, ndërkohë subjekti politik Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje./rtk/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori