LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e sigurisë: Akterët e aferës së spiunazhit rus në Bullgari të ndërlidhur me Kosovën dhe UNESCO-n

Ekspertët e sigurisë: Akterët e aferës së spiunazhit rus në Bullgari të ndërlidhur me Kosovën dhe UNESCO-n

Afera më e madhe e spiunazhit në Bullgari, që nga fundi i Luftës së Ftohtë, përkatësisht këta akterë ndërlidhen me Kosovën dhe dështimin e anëtarësimit të vendit në UNESCO.

Eleonora Valetinovna Mitrofanova e para e Ambasadës ruse në Bullgari, stafi i së cilës ishte përfshirë në aferën më të madhe të spiunazhit në këtë shtet, kishte shërbyer si ambasadore dhe delegate e përhershme e Rusisë pranë UNESCO-s, në kohën kur Republika e Kosovës kishte dështuar të anëtarësohej në këtë organizatë.

Sipas njohësve të sigurisë, Mitrofanova, dyshohet se mund të jetë pjesë e strukturave të sigurisë së Federatës së Rusisë.


Sipas ekspertit të sigurisë, Agim Musliu është e zakonshme që diplomatët rusë dhe të shumë ish-vendeve komuniste, të jenë njëkohësisht edhe pjesë e strukturave të sigurisë.

Bullgaria arreston rrjetin më të madh të spiunëve rusë, në mesin e tyre janë Ivan Iliev dhe Lyubomir Medarov
Lexo po ashtu Bullgaria arreston rrjetin më të madh të spiunëve rusë, në mesin e tyre janë Ivan Iliev dhe Lyubomir Medarov

“Sa i përket kësaj ambasadores së re ruse në Bullgari, ajo shihet qartë edhe me unifromën ushtarake. Ka fotografi zyrtare, ku ajo paraqet imazhin ushtarak”, ka pohuar Musliu për Telegrafin.

Ajo që nga 15 janari i këtij vitit shërben si ambasadore e Federatës Ruse në Bullgari. Paraprakisht, ajo kishte mbajtur funksione të rëndësishme në UNESCO, delegate e përhershme e Federatës Ruse në UNESCO (2009 – 2016); kryesuese e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s (2009 – 2011) dhe kryesuese e Komitetit Botëror të Trashëgimisë të UNESCO-s.

Edhe Gent Venhari, drejtor në Geopost, thekson se diplomacia, organet e sigurisë së Rusisë dhe çdo gjë tjetër që lidhet me Kremlinin, kanë një politikë, gjë që është normale.

Ai shton se, Federata Ruse, kudo në Ballkanin Perëndimor dhe veçmas kur bëhet fjalë për Kosovën, është shërbyer me manipulime historike.

Historia e spiunazhit rus në Bullgari i kishte paraprirë rekrutimit të politikanit Nikolai Malinov
Lexo po ashtu Historia e spiunazhit rus në Bullgari i kishte paraprirë rekrutimit të politikanit Nikolai Malinov

“Pengesa kryesore për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, ka ardhur nga diplomacia ruse, e cila ka lobuar me gënjeshtra kundër objektivit tonë, duke e keqpërdorur Kishën Ortodokse. Njeriu kryesor që e ka udhëhequr këtë fushatë, është ambasadorja e tashme ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova”, ka thënë Venhari për Telegrafin.

Ambasadat e Federatës së Rusisë në Ballkanin Perëndimor, por gjithandej kontinentin evropian, janë përballur me dëbimin e stafit diplomatik, të cilët ishin zbuluar se po vepronin si spiunë nën maskën e diplomatit.

“Pothuajse çdo shtet i Ballkanit Perëndimor ka dëbuar diplomatë rusë, të cilët në fakt ishin pjesë e Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake, që më mirë njihet si GRU”, ka thënë eksperti i sigurisë Agim Musliu.

“Edhe vet Serbia, shtet që koketon me Rusinë, ka pasur problem me stafin e ambasadës ruse në Beograd. Mos të flasim për shtetet e tjera, që janë pjesë e NATO-s, si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, por edhe Bosnja dhe Hercegovina. Këto janë vetëm disa dëshmi që tregojnë për acarimin që e shfaq Kremlini në raport me rajonin tonë”, shton Musliu.

Ndërkaq, Venhari, shton se segmenti me të cilin shërbehet diplomacia ruse në Ballkan kryesisht është Kisha Ortodokse, pa përjashtuar këtu instiucionet e sigurisë së rajonit.

“Eleonora Mitrofanova, ka qenë së bashku me Vladimir Putinin në vizitën e tij të fundit në Beograd. Megjithëse, ajo është dekoruar si nga Kisha Ortodokse Serbe dhe vet Aleksandar Vuçiqi për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, unë besoj se edhe kjo grua e ashtuquajtur diplomate, qëllim primar ka interesat ruse në rajon, duke i ngacmuar plagët historike që ende janë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Venhari.

Kurse, Musliu ka shtuar edhe një argument i cili i veçon diplomatët rusë, të cilët në fakt janë pjesë e strukturave të sigurisë.

Ai ka thënë se njëri nga emëruesit e përbashkët është mbarimi i shkollimit në Institutin Shkencor të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, i njohur ndryshe si MGIMO University.

“Është e zakonshme që diplomatët rusë, edhe nëse nuk janë pjesë e shërbimit të inteligjencës, të jenë nën kontrollin e këtyre shërbimeve. Kështu, kontrollohen më lehtë diplomatët rusë, prej devijimit eventual të tyre nga politika centriste moskovite. Sa i përket kësaj zonjës Mitrofanova, kjo nuk ka çka të fshehë – ka fotografi zyrtare me uniformë ushtarake. Kushdo që mendon ndryshe, le të besojë se është vetëm diplomate”, ka përfunduar Musliu.

Nga të dhënat biografike të Eleonora Mitrofanovës, për të cilën thuhet se ka mbaruar në MGIMO University, theksohet ndër të tjera se ajo është motra e Aleksey Mitrofanovit, i njohur për krijimin e filmit “Yuliya”, i cili portretizoi dy persona të quajtur Misha dhe Yuliya në skena të ndryshme erotike që i ngjanin kryeministres së atëhershme të Ukrainës, Yulia Tymoshenko dhe presidentit të Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili.

"Unë jam Stalinist! Por së pari, le të diskutojmë për paratë" – bëhen të ditura detajet e rekrutimit të spiunëve në Bullgari nga shërbimet sekrete ruse
Lexo po ashtu "Unë jam Stalinist! Por së pari, le të diskutojmë për paratë" – bëhen të ditura detajet e rekrutimit të spiunëve në Bullgari nga shërbimet sekrete ruse

Lidhur me këtë, Venhari tha se, ky është vetëm një nga shembujt sesi funksionon diplomacia dhe propaganda ruse.

“Në Ukrainë me filma erotikë, në Ballkan me Kishë, në Afrikë me kompani biznesi e korrupsion. Kjo është forma me të cilën vepron Federata Ruse. Mirëpo, ne duhet që ta përgatisim më mirë narracionin tonë, ta tregojmë të vërtetën tonë siç duhet. Nëse ne si Kosovë, nuk ia dalim ta dëshmojmë atë se kush jemi dhe çfarë duam, atëherë të tjerët, si serbët dhe rusët, natyrshëm që do ta ndërtojnë narracionin për ne”, ka përfunduar Venhari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori