LAJMI I FUNDIT:

Ekspertë të OBSH-së tregojnë rolin e saktë të maskës në fytyrë, madje flasin për atë se si dhe kur duhet përdorur ato

Ekspertë të OBSH-së tregojnë rolin e saktë të maskës në fytyrë, madje flasin për atë se si dhe kur duhet përdorur ato

Shumë njerëz nëpër Azi po bartin maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga COVID-19. Në Evropë dhe SHBA ato më pak përdoren, por shumë po pyesin: Nëse duhet bartur maska gjatë kësaj kohe kur pandemia është përhapur në tërë botën?

Siç raporton Reuters, Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon të gjithë se kur dhe si duhet bartur maska:


Nëse kujdeseni për dikë që dyshohet apo është konfirmuar se është i infektuar me COVID-19

Nëse teshtini apo kolliteni, ose dyshoni se mund të jeni prekur nga COVID-19

Maska vepron në atë mënyrë që parandalon përhapjen e spërkalave që përhapen gjatë kollitjes ose nëse teshtini apo merrni frymë – këto janë rrugët kryesore të bartjes së coronavirusit.

Ekzistojnë dy lloje të maskave: maskat kirurgjikale që barten mbi hundë dhe gojë, si dhe ato që përshtaten më mirë në fytyrë, por që nganjëherë quhen edhe respiratorë.

Maskat më të përshtatshme siç janë ato N95 – ofrojnë mbrojtje të mirë, por jo edhe të plotë kundër spërkalave infektuese, derisa modeli më i përparuar  N99 – ofron mbrojtje më të mirë edhe pse ka individë që janë ankuar se me ato kanë vështirësi të marrin frymë lirshëm.

Vlerësimi “N” i referohet përqindjes së gjashtë diametrave prej të paktën 0,3 mikron që maska është krijuar t’i bllokojë. Maska N95 ndalë 95 për qind, ato N99 ndalin deri në 99 për qind të spërkalave.

Disa maska kanë një valvul në pjesën e përparme për të parandaluar lagështinë gjatë frymëmarrjes, gjë që e bën atë të jetë më e ndjeshme nga depërtimi i virusit. Maskat janë efikase vetëm nëse i kombinoni ato me pastrim të shpeshtë të duarve dhe nuk e prekni fytyrën.

Secili person që përdorë maskë duhet të sigurohet që t’i pastrojë mirë duart me sapun e ujë, apo me dezinfektues me bazë alkooli. Maska duhet ta mbulojë hundën dhe gojën, kurse mes maskës dhe fytyrës nuk duhet të ketë kurrfarë hapësire.

Mundohuni maksimalisht që mos ta prekni fytyrën. Kur maska laget, ndërrojeni me një të re. Mos i përdorni sërish maskat që janë për një përdorim.

“Bartja e maskës gjithashtu mund të zvogëlojë tendencën për të prekur fytyrën, gjë që ndodh shumë herët më shumë sesa kur jemi pa të dhe është burim kryesor i infeksionit kur duart nuk janë të pastra”, ka thënë Steven Griffin, profesor në Institutin për Kërkime Mjekësore në Universitetin e Leeds. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Pse SHBA-ja dhe Britania nuk e mbështetën rezolutën për anëtarësimin e Palestinës në OKB?

Pse SHBA-ja dhe Britania nuk e mbështetën rezolutën për anëtarësimin e Palestinës në OKB?

Azia
Kalo në kategori