LAJMI I FUNDIT:

Eksperienca e suksesshme e Telegrafi Real Estate në Panairin Prishtina Real Estate Expo 2023

Eksperienca e suksesshme e Telegrafi Real Estate në Panairin Prishtina Real Estate Expo 2023

Panairi i parë ndërkombëtar për pasuritë e paluajtshme, Prishtina Real Estate Expo 2023, ka përfunduar me sukses të shtunën me 7 tetor. Ky panair ka qenë një platformë e jashtëzakonshme për kompanitë të cilat kanë pasur mundësinë të eksponojnë potencialin e madh të industrisë së pasurive të paluajtshme në Kosovë. Sipas organizatorëve të këtij panairi, gjatë tre ditëve u krijuan marrëveshje dhe u bënë shitje nga kompanitë pjesëmarrëse, si me investitor nga vendi dhe rajoni ashtu edhe nga Anglia dhe Emiratet.

Alba Durmishi – Devataku, organizatorja e panairit, shprehi kënaqësinë e saj për nivelin e lartë të pjesëmarrjes dhe suksesin e panairit. Ajo theksoi se ky panair ka sjellë një numër të madh të profesionistëve dhe investitorëve të interesuar në tregun e pasurive të paluajtshme.  

“Prishtina Real Estate Expo 2023 ka qenë një hap i rëndësishëm drejt promovimit dhe rritjes së industrisë së pasurive të paluajtshme në Kosovë”, shtoi ajo. 

Në të njëjtën linjë, Flutura Shehu – Baruti, menaxherja e Telegrafi Real Estate, kompania e cila mori pjesë në panair, shprehu kënaqësinë e saj për panairin dhe rezultatet e arritura.  

“Pjesëmarrja jonë në Prishtina Real Estate Expo 2023 ka qenë një sukses i vërtetë. Kemi pasur mundësinë të prezantojmë portofolin tonë të pasurisë së paluajtshme dhe të bisedojmë me investitorë të interesuar. Ky panair ka krijuar një platformë të rëndësishme për të forcuar lidhjet dhe për të eksploruar mundësitë e reja në tregun e pasurive të paluajtshme”, tha zonja Shehu – Baruti. 

Organizatorja e panairit theksoi se objektivi kryesor i Prishtina Real Estate Expo ishte të sjellë në vëmendjen e publikut dhe profesionistëve potencialin e madh të tregut të pasurive të paluajtshme në Kosovë. Ky panair ka ndihmuar në krijuar një platformë pune dhe dialogu mes kompanive të industrisë së pasurive të paluajtshme dhe klientëve të interesuar në këtë treg. 

Krahas Telegrafi Real Estate, kompanitë pjesëmarrëse në këtë panairi ishin: Fortis Capital, Balfin Real Estate, Alba Group, Pozhegu Brothers, Model Slovenia, Section Arcitechture, Access, Orient, Interhold, International Rezidence, Century 21, OPN, Holccman, Adriatic Project, PBC Group, Interholc dhe Majid AL Futtaim. 

Panairi Prishtina Real Estate Expo 2023 ka sjellë në vëmendjen e publikut dhe profesionistëve potencialin e madh të tregut të pasurive të paluajtshme në Kosovë. Kjo ngjarje ka krijuar mundësi të reja për të forcuar lidhjet e biznesit, të prezantojë inovacionet dhe të promovojë shërbimet cilësore të kompanive të industrisë së pasurive të paluajtshme.