Projektligji për Investime të Qëndrueshme, ka për qëllim të rregullojë promovimin, përkrahjen dhe mbrojtjen e investimeve dhe eksporteve të qëndrueshme në Kosovë. Përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, vlerësojnë se ky ligj do të jetë i dobishëm për investime të huaja në Kosovë, përderisa njohës të ekonomisë bëjnë thirrje për sundim të ligjit dhe stabilitet politik.
Projektligji për investime të qëndrueshme, synon nxitjen e zhvillimit ekonomik, duke e orientuar në prodhim dhe eksport.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, thotë se ky ligj, ka një qartësim të procedurave dhe të fushave ku Kosova mendon që janë investime strategjike, për të bërë biznes në Kosovë.
“Mundësitë tani janë më të mëdha për t’i ndihmuar investimet e huaja, dhe ne kemi nevojë shumë për investime të huaja dhe kualitative në Kosovë, e që krijojnë vende pune dhe që krijojnë zhvillim ekonomik të Kosovës. Ka qenë kërkesë e kohës, dhe është shumë mirë që Ligji për Investime të Qëndrueshme dhe ritheksoj se përveç objektivave dhe fushave, është qartësuar edhe mënyra se çka përfitojnë bizneset, është paraparë cilat do të jenë lirimet, mundësitë që ofron shtetit në dhënien e pronës publike për investime, dhe pres që edhe gjatë fazave në Kuvendin e Kosovës të përgatitet dhe të bëhet një ligj i mirë për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë”, tha Rafuna.
Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se Kosova nuk ka problem me mungesë të ligjeve, por ka nevojë për zbatim dhe implementim të tyre.
Duke folur për Radio Kosovën, ai thotë se emërues i përbashkët i gjithë këtyre pasojave ekonomike, është mos stabiliteti politik.
“Pa stabilitet politik, nuk besoj që edhe ky ligj do ta ketë efektin e vet, prandaj besoj se duhet të jemi në aktivë në dialog, në partneritet në zgjidhjen e problemit apo arritjen e një ujdie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe derisa Kosova do ta ketë këtë litarë dhe nuk do të jetë i zgjidhur, ne do të flasim për investime të huaja, por ato nuk do të jenë në Kosovë . Prandaj ligji e ka efektin e vet nëse do të kemi stabilitet ekonomik dhe sundim të ligjit, ndërsa do të ketë efekt të keq, nëse këto dy shtylla lënë hapësirë për të dëshiruar, por nëse nuk do të arrihet stabilitet politik, mos të mendohet se do të kemi brende prestigjioze ndërkombëtare të cilat me praninë e tyre në Kosovë, përveç rëndësisë ekonomike do ta kishim edhe aspektin social”, tha Gërxhaliu .
Projektligji për investime të qëndrueshme, do t’i zëvendësojë Ligjin për Investime Strategjike dhe Ligjin për Investimet e Huaja. Ndër të tjera, projektligji parasheh të drejtat dhe detyrimet e investitorëve, shpalljen dhe zbatimin e projekteve të investimit strategjik, eksportet si dhe kompetencat për përkrahje dhe zhvillimin e ndërmarrjeve në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës