LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia shqiptare drejt një strukture të re: Prodhimi në rënie, shërbimet në rritje

Ekonomia shqiptare drejt një strukture të re: Prodhimi në rënie, shërbimet në rritje

Në Shqipëri, prodhimi ka pësuar rënie në të gjithë sektorët, përveç ndërtimit. Statistikat e fundit të INSTAT për tremujorin e fundit të vitit 2024 tregojnë një ulje të ndjeshme në industri, energji dhe trajtimin e mbetjeve.

Në sektorin industrial, shitjet neto ranë me 14.4 për qind, ndërsa prodhimi në volum me 13.7 për qind. Po ashtu, numri i të punësuarve dhe fondi i pagave kanë rënë përkatësisht me 6.5 për qind dhe 1.9 për qind.

Në prodhimin e energjisë, rënia ishte 0.8 për qind në shitje dhe 13.5 për qind në volum, ndërsa punësimi u tkurr me 6 për qind. E vetmja rritje u shënua në fondin e pagave, me 4 për qind.


Ndërkohë, ndërtimi është i vetmi sektor prodhues që vijon rritjen. Në fund të vitit 2024, shitjet u rritën me 2.7 për qind, prodhimi në volum me 1.9 për qind dhe numri i të punësuarve me 1.8 për qind. Ndërkohë, fondi i pagave për këtë sektor u rrit me 16.9 për qind.

Në sektorët e shërbimeve, situata është më pozitive. Tregtia me shumicë dhe pakicë u rrit me 4 për qind, transporti dhe magazinimi me 12.8 për qind, ndërsa baret dhe restorantet shënuan një rritje prej 12.8 për qind në shitje dhe 7.8 për qind në punësim.

Edhe sektori i teknologjisë dhe informacionit u rrit me 8.7 për qind në shitje dhe punësim, ndërsa turizmi dhe agjencitë e udhëtimit panë rritje të punësimit me 12.7 për qind dhe të fondit të pagave me gati 20 për qind.

Me prodhimin në rënie dhe shërbimet në rritje, ekonomia shqiptare po shkon drejt një strukture ku sektori i shërbimeve bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

PZAP refuzon ankesën e LVV-së për anulimin e mbi 18 mijë votave me postë të LDK-së

Lajme
​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

​Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Drejtësi
Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Gjetja e 11 personave të zhdukur gjatë luftës, Kurti: Dëshmi e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia

Lajme
Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Lajme
Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Kronika e Zezë
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori